Më 6 dhjetor Shqipëria, por edhe 53 përfaqësueset e tjera të kontinetit, do të mësojnë kundërshtarët për kualifikueset e Evropianit 2028, teksa me përfundimin e ndeshjeve në Ligën e Kombeve janë përcaktuar edhe ndarjet në vazo. Kuqezinjtë e Maran do të jenë në vazon 3, sëbashku me Kosovën pas disfatës kundër Irlandës. Kjo do të thotë se nuk mund të shortohen në të njëjtin grup, ndërsa ekziston mundësia që Kombëtarja të ‘peshkojë’ Greqinë në vazon 1 dhe Serinë në vazon 2. Dy rivalë të cilët shkojnë përtej një ndeshje futbolli.

54 përfaqësueset janë ndarë në 5 vazo. 4 vazot e para kanë nga 12 ekipe, ndërsa vazo e pestë ka 6. Në total pas shortit do të jenë 12 grupe. 6 do të përbëhen me 4 përfaqësuese dhe 6 të tjera me nga 5. Në Evropian kualifikohen të sigurtë vetëm vendet e para, ndërsa 8 vendet e dyta më të mira presin gjithashtu një biletë. 4 vendet e tjera të dyta do të bëjnë ‘play-off’ me 4 përfaqësueset më të mira të Ligës së Kombeve që nuk kanë prerë biletë nga kualifikueset.

Kujdes! Ekziston mundësia që nga Liga e Kombeve, ku mund të përfitojë edhe Shqipëria, të mos shkojnë 4 përfaqësuese. Kjo sepse UEFA ka vendosur kush që dy prej katër vende organizatore të jenë patjetër në Evropian. Bëhet fjalë për Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën. Nëse dy prej këtyre kombëtareve nuk shkojnë nga kualifikueset atëherë do të jenë pjesmarrëse nga Liga e Kombeve.

Sa i takon shortit më 6 dhjetor në Belfast të Irlandës së Veriut Shqipëria rrezikon grup shumë të forta, por nëse ka fat me goglat mund të kenë edhe short të përballueshëm. Përshembull një grup i fortë për kuqezinjtë do të ishte Spanja, Zvicra dhe Armenia. Nëse do të kishte fat, një grup më i përballueshëm mund të jetë Greqia, Sllovenia dhe San Marino.

Ndarja e vazove për shortin e 'Euro 2028' 

Vazo e parë: Spanja, Anglia, Franca, Belgjika, Portugali, Holandë, Danimarkë, Gjermani, Norvegji, Itali, Kroaci dhe Greqi.

Vazo e dytë: Austri, Bosnjë Hercegovinë, Çeki, Hungari, Irlandë e Veriut, Serbi, Slloveni, Suedi, Turqi, Uells, Zvicër, Irlandë.

Vazo e tretë: Kosova, Gjeorgji, Islandë, Izrael, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Poloni, Rumani, Skoci, Sllovaki, Shqipëri, Ukrainë

Vazo e katërt: Armeni, Bjellorusi, Bullgari, Qipro, Estoni, Ishujt Faroe, Finlandë, Kazakistan, Letoni, Luksenburg, Moldavi, San Marino.

Vazo e pestë: Andorra, Azerbajxhan. Gjibraltar, Litenshtejn, Lituani dhe Maltë