Ndahet Adrian Gaxha nga Luana

Lidhja e tyre diku 4 vjecare dukej shumë e pastër e cila u kurorëzua edhe me një fejesë të fshehtë në qytetin e Sarandës, ku Adriani i kishte dhuruar edhe një unazë Luanës, por si duket kjo fejesë nuk iu ka ndihmuar çiftit të famshëm që të vazhdojnë lidhjen e tyre të dashurisë, por që të dy të vazhdojnë rrugët e tyre në karrierë dhe punë. Po për çfarë arsye ky çift i famshëm është ndarë, nuk arritëm të kuptojmë por ja se çfarë tregon Adriani. “Po thjeshtë sjemi për njëri tjetrin, nuk shkonte edhe më mirë të jem i sinqertë se sa të aktroj kur të më pyesin nëpër intervista”, thekson Gaxha. Kjo lidhje daton që para 4 vjetësh , Adriani dhe Luana janë 4 vite bashkë por me një vit pauzë që ka ndodhur para dy viteve që kishte pësuar një ndarje dhe më pas një ribashkim i çiftit.
“Nuk e di saktë sepse ne jemi katër vite, por një vit pauzë kemi pasur para dy viteve dhe kjo do me thënë tri vite bashkë”, thekson Adriani.“Unë nuk kam dëshirë të flas shumë gjëra por thjeshtë dëshiroja të jem i sinqertë dhe të tregoj realitetin që mos të më pyesin për lidhjen që e kam pasur sepse nuk jam aktor të aktroj që jam i lidhur”, përfundon Adriani, derisa në anën tjetër kontaktuam dhe Luanën për të marrë një koment edhe nga ajo në lidhje me rastin në fjalë. “Unë dhe Adriani i kemi vendosur kështu punët ama kjo s’ka lidhje tani me vazhdu me shkrime”, thekson në fund Luana.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave