Çifti i njohur dhe i dashur nga adoleshentët Justin Bieber dhe Selena Gomez janë ndarë.
Sipas mediave amerikane yjet e ekranit i kanë dhënë fund lidhjes së tyre para një jave.
Burime të afërta me çiftin bëjnë të ditur se angazhimet e shumta nga të dyja palët nuk u kanë dhënë mundësi atyre të takohen më shpesh.
Gjithashtu mësohet se këngëtari Bieber, është parë në një takim së bashku me një nga modelet e Victoria’s Secret, Barbara Palvi.
Megjithatë modelja nëpërmjet një statusi në Twitter i ka mohuar këto zëra.
Pak ditë më parë bukuroshja Gomez është fotografuar nga paparacët dhe nuk dukej në humor shumë të mirë.
Ndërkohë Justin Bieber ende nuk është prononcuar lidhur me këtë çështje.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com