Ndarjeve të fundit të personazheve të famshëm u shtohet edhe një çift tjetër. Aktori dhe regjisori i njohur amerikan Clint Eastwood mësohet të jetë ndarë nga bashkëshortja e tij Dina Ruiz. Ky lajm është bërë i ditur nga e përditshmja “Weekly” ku përveç të tjerash thuhet se aktori dhe Ruiz do të mbeten miq.

Gjithashtu bëhet e ditur se 83-vjeçari dhe gazetarja 48-vjeçare, të cilët kanë qenë të martuar prej 17 vjetësh, nuk jetonin më së bashku që qershorit të vitit të kaluar. Çifti është lidhur në martesë në 31 mars të vitit 1996 dhe lidhja  e tyre ka lindur vajza 16-vjeçare Morgan. Më parë Eastwood ka qenë martuar edhe njëherë tjetër me Maggie Johnson me të cilën ka patur dy fëmijë.

Më pas Clint e tradhtoi bashkëshorten me balerinën  Roxanne Tunisi me të cilën pati një djalë. Clint do të rikthehej me të Johnson  dhe do të sillnin në jetë edhe dy fëmijë të tjerë për t’u ndarë më pas përfundimisht. Clint Eastwood i bashkohet çifteve të tjera si Catherine Zeta Jones dhe  Michael Douglas si dhe Monica Belluçi dhe  Vincent Cassel, të cilët kanë deklaruar  ndarjen para disa ditësh.

clint eastwood

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)