Politikani dhe aktivisti i njohur Arben Tafaj u nda sot nga jeta në moshën 63-vjeçare, si pasojë e një incidenti.
Sipas policisë, ai dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga një lartësi rreth 10 metra në banesën e tij në rrugën e Dajtit. Të njëjtat burime zyrtare thonë se aksidenti mund të ketë ndodhur pasi Tafaj ishte në gjendje të dehur dhe mund të ketë humbur ekuilibrin, ngjarje e ndodhur pak pas mesnate. Tafaj u transportua në spital, ku dhe ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra
Kryebashkiaku Erion Veliaj ndau ngushëllime për familjarët duke e vlerësuar Arben Tafajn një nga zërat më të zëshëm për komunitetin, një humbje për Tiranën.
'I hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana” dhe një nga zërat më të zëshëm për komunitetin tonë, me zemër të madhe e mik i vyer për shumë njerëz që e njohën. Ikja e Arbenit është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për të gjithë qytetin e Tiranës. Ngushëllime të sinqerta familjes Tafaj dhe të afërmve të tij”,shkruan Veliaj.
Edhe Lulzim Basha në një ngushëllim për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt.
'Vlerësoi kontributin e i tij të palodhur në shërbim të Tiranës dhe ruajtës dhe promovimit të traditës', tha ai.
Kush ishte Arben Tafaj?
Arben Tafaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe kryetar i shoqatës “Tirana” një grupim civil për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe asaj qytetare. Arben Tafaj, me profesion ekonomist, në zgjedhjet vendore të vitit 2015, ka qenë kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
-
Arben Tafaj Linde , u rrite në Tiranën e bekuar si djalë i bekuar. Me jetën tënde ndikove në shumë segmente për zbukurimin e Tiranës dhe shoqërisë Tiranase.
Përgjigju -
ngushellime faniljes...qofte i.xhrnetit...po na ikin njerezit e mire e te paster...
Përgjigju -
Arben tafaj je nga miqte e mi me te mire do kujtohesh perher me respekte per punen dhe perkushtimin tuaj per tironen nga une dhe te gjithe miqte e mi do na mungosh shume ngushullime pa funde fmiljes dhe te afermeve te tij qofshe i xhenetit miku ime ben tafaj lamtumire kjo qe nuk e prisnim adijo u presh ne paqe
Përgjigju









Komente
Komento