Zaha Hadid, arkitekja me famë botërore ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 65-vjeçare. Projektuesja britanike, e cila ka lindur në Irak, pësoi një atak kardiak të mërkurën, teksa ndodhej në një spital në Miami, ku po trajtohej për bronkit.
Në një deklaratë të lëshuar nga kompania e saj thuhej se arkitektja Hadid vdiq papritur në Miami në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga një sulm i papritur në zemër.
Ndërtesat e projektuara prej saj janë të njohura në mbarë botën, ndërsa ajo ishte e para grua që mori medaljen e artë në Institutin Mbretëror të arkitektëve britanikë.
Zaha Hadid cilësohej si arkitektja më e famshme në kohët e sotme.
Vdekja e saj është cilësuar si humbje e madhe nga arkitektë të njohur dhe zyrtarë të Britanisë. "Ajo ishte një arkitekte e madhe, një grua e mrekullueshme dhe person i mrekullueshëm", ka thënë arkitekti Richard Rogers.
Kontriburi i saj i madh në arkitekturën botërore është vlerësuar edhe nga ministri britanik i kulturës Ed Vaizey. Ndërsa për kryetarin e Londrës Boris Johnson, Hadid ishte frymëzim dhe trashëgimia e saj jeton në ndërtesa të mrekullueshme në Stratford dhe në mbarë botën.
E lindur në Bagdad, ajo studioi matematikë në Universitetin e Beirutit përpara se të niste karrierën e saj në Shoqatën e Arkitektëve në Londër.
Në vitin 1979 Hadid thmeloi kompanin e saj, "Zaha Hadid Architects". Vepra e parë e saj ishte Stacioni i Zjarrëfikëses "Vitra", në Weil am Rhein në Gjermani.

(Vitra Fire Station në Weil am Rhein)
Hadid është po ashtu projektuesja e Parkut Akuatik në Lojërat Olimpike të Londrës(London Olympic Aquatic Centre)

(Parkut Akuatik në Lojërat Olimpike të Londrës)
Arkitektja Hadid është po ashtu autorja e një sërë ndërtesash të njohura në mbarë globin, si “Kulmi”, në Hong Kong, (1983) , Opera "Cardiff Bay" në Uells (1994), Muzeu Kombëtar italian i Arteve të shekullit 21 në Romë( 2009), dhe Qendra kulturore "Keyder Aliyev" në Baku (2013).

(Qendra kulturore "Heydar Aliyev", Baku, Azerbaigian, 2012)
Redaksia Online
(u./sshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO