Ish volejbollisti dhe ish trajneri Artan Pogoni ndodhej me pushime në Vlorë, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Ai ka mbërritur I pajetë në spitain e Vlorës ku u transportua me urgjencë nga Radhima.
Artan Pogoni ka lindur në 20 mars 1972 në Tiranë. Ai ka luajtur volejboll me Dinamon. Në moshë shumë të re, 25 vjecare ka nisur karrieren si trajner vilejbolli fillimisht me Studentin dhe më pas me Dinamon. Ka qene trajner i ekipit Kombetar të vajzave dhe prej vitesh trajner i ekipit te Volejbollit të një prej universiteteve private në Tiranë ku dhe jepte mësim.
Doktor i Shkencave, Profesor Universitar Pogoni, me një formim të gjerë akademik, ishte mbajtës i katër diplomave universitare. Ai ndërtoi karrierën e tij në fushën e shkencave sportive, duke u fokusuar në rekreacionin sportiv dhe në metodologjitë e trajnimit sportiv.
Angazhimi kërkimor ishte i përqendruar në fushën e stërvitjes sportive, volejbollit dhe rekreacionit sportiv. Ai ka një kontribut të qëndrueshëm në literaturën shkencore, me 12 botime akademike dhe 2 tekste mësimore, të cilat shërbejnë si referencë për studentët dhe profesionistët e fushës. Përmes këtyre botimeve, Dr. Pogoni ndikoi në pasurimin e bazës teorike dhe praktike të shkencave sportive në Shqipëri.
Komentator i eventeve të volejbollit ai ishte shpesh i pranishëm në studiot televizive për të folur mbi zhvillimet sportive. Ka qenë edhe drejtues i Departamentit të Sportit në PD dhe i angazhuar në këtë forcë politike.
Komente











