Ndahet nga jeta Astrit Mehja
ish zv ministri i Rendit

Ndahet nga jeta Astrit Mehja<br />ish zv ministri i Rendit
TIRANE- I jepet sot lamtumira ish-zv ministrit të Rendit, gjeneral Astrit Mehja. Ai u nda nga jeta dje në moshën 56 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë hapi dyert sot paradite për të zhvilluar homazhet për nder të ish gjeneralit të parë të policisë.

TOPI MESAZH NGUSHELLIMI
 Ndërsa presidenti Topi përcolli ngushëllimet përmes një mesazhi. Më lejoni që, në këto momente të vështira për ju, t`ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të ndaj dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë! Humbja e Astritit, njërit prej drejtuesve më profesionistë e më të përkushtuar të Policisë së Shtetit, Astrit Mehja, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë e kolegët, për shtetin dhe për të gjithë shtetasit shqiptarë” thekson Topi në mesazhin e tij. Ai shton se jeta dhe vepra e Astrit Mehjës është tregues i sakrificës dhe profesionalizmit, i cili me punën e tij dhe misionin e përditshëm e të vështirë, iu përkushtua mbrojtjes së rendit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve shqiptarë.

KRYEMINISTRI HOMAZHE
Vetë kryeministri ishte i pranishëm në homazhe ku shprehu ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta “të një prej shërbëtorëve të përkushtuar të shtetit dhe të vendit”.

Berisha e cilësoi Mehjan “një prej drejtuesve të talentuar të Policisë së Shtetit”. Duke shprehur ngushëllimet ai tha se familja, shteti dhe shoqëria humbën “një prind shembullor, mik të mirë dhe qytetar të shkëlqyer “

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim