Ndahet nga jeta Atë Arthur Liolin, pasardhësi i Fan Nolit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA

Ndahet nga jeta Atë Arthur Liolin, pasardhësi i Fan Nolit në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA

Atë Arthur Liolin

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare Atë Arthur Liolin, një figurë e shquar e Kishës Orthodhokse dhe komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Në datën 28 shtator 2023 ndërroi jetë atë Artur Liolini, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse në Amerikë. Një humbje e madhe për familjen, për kishën ku shërbente dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. Atë Arturi ishte nxënës i Imzot Theofan Nolit dhe vazhdoi me përkushtim veprën e tij”, shkruan Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Mitropolia e Korçës deklaroi se, “Me hidhërim të thellë morëm lajmin e fjetjes në Zotin të Atë Arthur Liolin-it. Një humbje e madhe për familjen e tij, Kryepeshkopatën Orthodhokse Shqiptare në Amerikë si dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë”.

Artur Evans Liolini lindi më 19 qershor 1943 në Nju Jork, nga prindër shqiptarë me prejardhje nga Boboshtica e Korçës. Në vitin 1967 mbaroi studimet për Histori Arti (Mesjeta dhe Bizanti) në Universitetin “Princeton”. Në vitin 1970 u dorëzua prift në Boston dhe i shërbeu komunitetit shqiptar në kryekishën e Shën Gjergjit.

Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse në Amerikë, të cilës i shërbeu derisa ndërroi jetë. Gjatë shërbimit të tij, atë Arturi gjallëroi jetën shpirtërore dhe veprimtaritë e komunitetit orthodhoks shqiptar. Gjithashtu, ka bërë studime në Institutin “Albert Schveitzer” në Zvicër në programin: “Kriza në Qytetërimin Perëndimor,” ku përfshihen një sërë hulumtimesh ekonomike, kulturore, historike dhe filozofike.

Atë Arthur Liolin ka shkruar mjaft artikuj rreth çështjes shqiptare në gazetën “Dielli,” dhe më tej nëpër revista te ndryshme si “Liria”, Illyria”, “Koha Jonë” etj. Në vitin 1970 u dorëzua në gradën priftërore në Boston ku i ka shërbyer bashkësisë shqiptaro-amerikane.

Ai ka organizuar Bibliotekën e Fan Nolit, pranë Katedrales së Shën Gjergjit në Boston. Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Peshkopatës Ortodokse Shqiptare të Amerikës.  Prandaj së fundmi vlerësohej si një pasardhës i denjë i Fan Nolit, themeluesit Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare, ku Liolin ishte kacelar. Në vitin 1991 Atë Liolion bëri udhëtimin më të famshëm të jetës së tij, ku meshoi në 22 qytete të Shqipërisë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kopenhagen: 29/09/2023 15:49

    Ndje o Zot shpirtin e ketij njeriu te madh. Ishte me te vertete shume njerezor. Mu gjend prane ne nje moment shume te veshtire te jetes kur kisha time eme ne prag te vdekjes, dhe kur shume dyer mi mbyllnin ne fytyre. I perjetshem qofte kujtimi i nje shqiptari te madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi