REAGIMET/ Vdekja e Nishanit trondit politikën, ish-bashkëpunëtorët: I dha shumë PD-së dhe këtij vendi! Socialistët: Personalitet me vlerë! SHBA: Kontribuoi për marrëdhëniet me Amerikën

TIRANË- “Humbëm një njeri që i shërbeu me përkushtim Shqipërisë”. Kjo ishte kryefjala e të majtëve e të djathtëve që u bashkuan në mesazhet e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishanit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, shkruajti se humbja e Nishanit zhyti në zi e pikëllim të thellë familjarët e tij, Partinë Demokratike dhe mbarë Shqipërinë.

“Ai ishte burrështetasi i shquar, qe përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet te veçante dhe urtësi ne arenën ndërkombëtare duke i dhënë nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.”

Për pasardhësin e tij në krye të shtetit, Ilir Metën, Bujar Nishani ishte një udhëheqës me vlera të rralla.

“Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.”

Një tjetër bashkëpunëtore e ngushtë e Nishanit, Edith Harxhi e quajti një burrë shteti që drejtoi me ndershmëri. Edi Paloka shkruajti se ndarja nga jeta e Bujar Nishanit është një fatkeqësi për familjen dhe gjithë demokratët. Ngushëllime shprehu edhe Enkelejd Alibeaj, Tritan Shehu, Ina Zhupa, Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Oerd Bylkbashi. 

Fjalë të ndjera zgjodhën edhe figurat e tjera në PD. Ish-kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se PD humbi një politikan të përkushtuar ndërsa Gazment Bardhi e quajti ditë të zezë në familjen e tyre politike. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkroi se Nishani karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore.

Mesazhe ngushëllimi shprehën edhe socialistët, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali. Një mesazh ngushëllimi nuk mungoi as nga kryeministri Edi Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Ndarja nga jeta e Presidentit Nishani pasqyrohet edhe në mediat ndërkombëtare

Lajmi për vdekjen e ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat europiane. Media Italiane ANSA shkruan: Ndahet nga jeta ish-presidenti i Shqipërisë Nishani, si pasojë e COVID. Një pasqyrim i pa bërë edhe prestigjiozja Washington Post, të cilit kanë pasqaruar lajmin, teksa kanë bërë edhe një përmbledhje të shkurtër të jetëshkrimit të ish-kreunt të shtetit.

Ora 21:40
Ndarja nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani, Mediu: Politikani parimor që i qëndroi besnik interesit kombëtar

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Mediu shprehet se Shqipëria humbi njeriun e drejtë dhe korrekt i cili çdoherë vendosi përpara detyrën, edhe kundërshtarët e tij politik kanë humbur politikanin parimor dhe të vendosur i cili nuk bënte kompromis me të keqen.

"Humbja e parakohshme e Presidentit Bujar Nishani është një dhimbje e madhe për të gjithë Ne miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Shqipëria humbi njeriun e drejt dhe korrekt i cili çdoherë vendosi përpara detyrën, nderin dhe atdheun, që në moshë të re dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij. Edhe kundërshtarët e tij politik kanë humbur politikanin parimor dhe të vendosur i cili nuk bënte kompromis me të keqen, por i qëndroj besnik bindjeve të tij politike dhe interesit kombëtar. Odeta humbi bashkëshortin e saj , djali dhe vajza babin e tyre të dashur, humbën mikun dhe njeriun më të dashur, të gjithë sot familjarisht i bashkohemi dhimbjes së tyre duke ju lutur Zotit ti jap forcë për të kapërcyer këtë moment të vështirë. I nderuar President Nishani mik i dashur u prehsh në paqë, qofsh i xhenetit.", shkruan Mediu.

 

Ora 21:07
Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Balluku: Ngushëllimet më të ndjera! Peleshi: U prehsh në paqe President!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

"U prehtë në paqe! Ngushëllimet më të ndjera familjes", shkruan Balluku.

Edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reguar lidhur me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Nishani.

"U prehsh në paqe President! Ngushëllime bashkëshortes dhe fëmijëve!", shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale Ministri Peleshi.

Një reagim ka pasur edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. 

“U prehsh në paqe President!”, shkruan Balla.

Ora 19:17
Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Delegacioni i BE-së: Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian! OSBE:Të hidhëruar nga humbja e parakohshme

Delegacioni i BE-së ka shprehur ngushëllime  për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Në mesazhin e ngushëllimit, delegacioni i BE-së shprehet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

"Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij", shkruan Delegacioni i BE-së.

Reagim për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani pati dhe nga OSBE-ja.


"Jemi të hidhëruar nga humbja e parakohshme e Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet tona të ndiera për familjen, të dashurit e tij dhe mbarë popullin shqiptar." shkruan OSBE. 

Ora 18:25
Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani, Veliaj: Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të dashur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Ai u ka shprehur ngushëllime familjes, për këtë ngjarje tragjike.

“Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të dashur”, shkruaj Veliaj në rrjetet sociale.

Ora 17:42
Ndarja nga jeta e Nishanit, Kurti: Me urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar! Osmani: Përkrahu Kosovën deri në frymën e fundit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

"Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër. Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar. Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo. I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij. Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë", shkruan Kurti.

Ngushëllime ka shprehur dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar ish-presidentin Nishani si modelin e atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit.

"Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!", shkruan Osmani.

Ora 17:20
Nishani u nda nga jeta, ambasada e SHBA: Kontributi i tij për marrëdhëniet me Amerikën do mbahet mend gjatë

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Ambasada shkruan se Kontributi i Nishanit për SHBA-Shqipëri do të mbahen mend.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, shkruan ambasada e SHBA.

Ora 16:40
Ndarja nga jeta e Nishanit, Guvernatori Sejko: Vdekja e tij është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare

Guvernatori Gent Sejko, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

"Me hidhërim të thellë mësova sot për largimin e parakohshëm nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, bashkëpunëtorët, kolegët dhe miqtë! Vdekja e Presidentit Nishani është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare, të cilave ai u shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe thjeshtësi prej dekadash.Prehu në paqe President Bujar Nishani!", mesazhi i ngushëllimit nga Guvernatori Sejko.

Ora 16:39
Ndarja nga jeta e Nishanit, Rama: U prehtë në paqe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

“U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes”, shkruan Rama.

Ora 16:27
Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Kryemadhi: Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

"Ngushëllime familjes Nishani! Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij. Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore. Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar!", shkruan Kryemadhi. 

Ora 16:26
Ndarja nga jeta e Nishanit, Gjiknuri: Një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

"Një lajm i dhimbshëm ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani! Përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë! Gjej rastin tu shpreh familjarëve dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta!", shkruan Gjiknuri.

Ora 16:04
Ndarja nga jeta e Nishanit, Alibeaj: Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë

1653745320_bujarnishani1.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish- presidentit Bujar Nishani.

"Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani! Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në çdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President. Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë! I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve! Iu prehtë shpirti në parajsë!", shkruan Alibeaj.  

Ora 16:03
Vdekja e Bujar Nishanit trondit demokratët teksa po e votonin në Këshill, ja si reaguan kur e morën vesh lajmin (VIDEO)

 

Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani i ka tronditur të gjithë, teksa emri i tij po votohej gjatë ditës së sotme në Këshillin Kombëtar të PD-së, për Kryesinë e re. Teksa anëtarët e Komisionit po numëronin votat, morën lajmin e trishtë për vdekjen e Nishanit. Një prej anëtarëve i tregon kolegut të saj në celular lajmin.

“O, mosss”- dëgjohet duke thënë ai.

Ndërsa ajo shton: “Sapo”.

Ora 16:03
Ndarja nga jeta e Nishanit, reagojnë socialistët, Nikolla: Do kujtohet e respektohet nga qytetarët! Spiropali: Pusho në paqe

1653745320_bujarnishani1.jpg

Ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish- presidentit Bujar Nishani kanë ardhur edhe nga socialistët. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shprehur sot  ngushëllimet  për familjarët.

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, Nikolla.

Një mesazh ngushëllimi e ka pasur edhe ministrja e Shtetit për MArrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu”, shkruan Spiropali.

Ora 15:55
Nishani ndërroi jetë, Berisha: Përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet, ikonë e vlerave më të larta morale të njeriut

1653729721_Screenshot2.jpg

Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Përmes një postimi, Berisha shkruan se Nishani përfaqësoi me dinjitte kombin shqiptar në arenën ndërkombëtare. 

“Dielli perëndoi përgjithmonë për ish-presidentin Bujar Nishani! Te dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli sytë përgjithmonë duke zhytur kështu ne dhimbje, zi e pikëllim te thelle familjen e tij te dashur, miqtë e te afërmit, Partine Demokratike dhe mbare Shqipërinë. Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmërisë, atdhetarisë dhe përkushtimit. Ai ishte burrështetasi i shquar, qe përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet te veçante dhe urtësi ne arenën ndërkombëtare duke i dhënë nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.

Ish presidenti Bujar Nishani ne këto 30 vite, si një shërbëtor i qytetarëve dhe vendit te tij përmbushi me nder detyra te rëndësishme nga drejtues drejtorie ne Ministrinë e Mbrojtjes, ministër i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikës. Bujar Nishani ishte gjithashtu një drejtues i shkëlqyer dhe efecient e i dashur i Partisë Demokratike, deputet, ministër, dhe kandidat i votuar për president te Republikës nga mazhoranca e kësaj partie.

Personalisht unë kam patur tek Bujar Nishani njërin prej bashkëpunëtorëve me ta afërt, me te afte, me te dashur dhe me çmuar, me te virtytshëm qe do mbetet gjithmonë ne memorien time si mirënjohje e thelle për bashkëpunimin e ngushte qe kemi patur si krenari e veçante qe pata një mik fisnik si ai. Ndaj sot është dite zie dhe dhimbje te thelle për familjen e nderuar Nishani qe humben bashkëshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshëm e shembullor, për miqtë dhe te afërmit e tij qe humben një mik te dashur qe do ju mungoje gjithmonë, për Partine Demokratike qe humbi njërin prej drejtuesve me te talentuar, për shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot shërbëtorin besnik dhe te përkushtuar, shtetarin e afte e te ndershëm, patriot dhe fisnik.

Duke shprehur mirënjohjen time te pakufishme  dhe nderimin time me te madh ish presidentit Nishani për kontributin e çmuar për vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkëpunimin dhe miqësinë tone te ngushte qe kemi patur ju shpreh sot ngushëllimet dhe solidaritetin me te ndjere bashkëshortes, fëmijëve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim te çmuar për këtë humbje te madhe dhe te pakompensueshme, i lutem Zotit qe shpirti i mire i Bujar tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin! Sb”, shkruan Berisha.

Ora 15:52
Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Harxhi: Mungesa e tij do të ndihet për shumë kohë në Partinë Demokratike të Shqipërisë

1653742363_nishanibujarscaled.jpg

Edith Harxhi reagon për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

"Miq, me shumë keqardhje mora pak më parë lajmin për ndarjen nga jeta të një ndër miqve të mi më të mirë, fisnik dhe opozitar i paepur Z Bujar Nishani. Vjet në këtë kohë Presidenti Nishani si pjesë e grupit Për PD-në, më shoqëroi në fushatën elektorale për kreun e PD-së dhe me shumë guxim bëri bashkë me mua 6000 km në të gjithë Shqipërinë për një kohë rekord dy javore në shumë degë të Partisë Demokratike në vend. Në kapacitetin e Presidentit të Republikës, Z. Nishani ishte një burrë shteti i vërtetë që drejtoi Presidencën me shumë ndershmëri dhe ndjenjë të lartë për çështjen kombëtare shqiptare. Mungesa e tij do të ndihet për shumë kohë në Partinë Demokratike të Shqipërisë. I shpreh ngushëllimet e mia dhe të familjes time Odetës së dashur, Ersit dhe Fionës dhe gjithë demokratëve shqiptarë në çdo skaj të shqiptarisë. I paharruar qoftë kujtimi i tij. Do më mungojnë bisedat me Presidentin!", shkruan Harxhi.

Ora 15:47
Ish-presidenti Bujar Nishani u nda nga jeta, Basha: PD humbi një politikan të përkushtuar

1653745757_Screenshot1.jpg

Ish-kreu i PD-së Luzlim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishanit. Basha shkruan se sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Ora 15:41
Ndërroi jetë në ditën kur do zgjidhej në Kryesinë e PD-së, Këshilli Kombëtar një minutë heshtje në nder të Bujar Nishanit

 

Gjatë mbledhjes, Këshilli Kombëtar ka vendosur të mbajë një minutë heshtje në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme. të gjithë janë çuar në këmbë, duke mbajtur 1 minutë heshtje. 

“Kemi mësuar që ka ndërruar jetë presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe për këtë ju kërkojë ta respektojmë me një minutë heshtje presidentin Bujar Nishani. Qoftë i përjetshëm kujtimi i ti”, tha kreu i grupit të punës, teksa më pas ka vijuar procesi normalisht për të zgjedhur Kryesinë e PD-së. 

Ora 15:40
Ndarja nga jeta e Nishanit, Zhupa: Humbën një politikan me vlera të larta! Bylykbashi: Burrë shteti me maturi të rrallë! Balliu: Mbrojti interesin kombëtar

Deputetët e Partisë Demokratike kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa shkruan se shqiptarët humëbn një politikan me vlera te larta.

Klevis Balliu shprehet se Nishani si kryetar i shtetit shqiptar çdo ditë në punën e tij mbronte interesin kombëtar dhe përfaqësonte shtetin dhe popullin me dinjitet

Oerd Bylykashi shkruan se Nishani ishte një burrë shteti me maturi të rrallë. Belind Këlliçi shkruan se është mirënjohës përjetë për këshillat e marra nga Nishani dhe bashkëpunimin me të si demokrat.

“Lajm i trishtë, ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani! Ngushëllime të sinqerta për familjen e tij! Ngushëllime për miqtë, bashkëpunëtorët, kolegët, demokratet dhe gjithë shqiptaret qe humbën një politikan me vlera te larta. Të prehesh në paqe, President Nishani!”, shkruan Zhupa.

“Lamtumirë Zoti President. Shteti shqiptar, demokracia dhe Partia Demokratike sot humbi një President, humbi një personalitet, humbi një zë të së vërtetës dhe një mbrojtës të interesit kombëtar. Personalisht kam patur nderin dhe privilegjin që të punoj për Presidentin Nishani dhe pata mundësinë që të shoh nga afër se si Bujar Nishani si kryetar i shtetit shqiptar çdo ditë në punën e tij mbronte interesin kombëtar, interesin e qytetarëve dhe përfaqësonte shtetin dhe popullin me dinjitet.  I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij për këtë humbje të parakohshme.  Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.  Faleminderit Zoti President për gjithçka keni bërë për vendin tonë. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, shkruan Balliu.

“Hidhërim i madh për ndarjen nga jeta pa kohë të President Bujar Nishanit! Një mik i mirë, një politikan plot urti e i palëkundur, një burrë shteti me maturi të rrallë. Durrësi e ka për nder që e kishte birin e tij. Lutjet dhe ngushëllimet e mia më të ndjera janë për bashkëshorten, fëmijët, babain, mësuesin tim të mirë Faikun, dhe vëllezërit e tij! U prehsh në paqe President Bujar Nishani! I paharruar kujtimi yt”, shkruan Bylykbashi.

"I hidhëruar nga ikja e President Bujar Nishanit! Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve, të afërmve dhe miqve që i kishte të panumërt për vetë personalitetin dhe zemërgjerësinë e tij! Do ta kujtoj miqësinë e tij dhe i jam mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat!I nderuar që e njoha nga afër! I përjetshëm qoftë kujtimi i President Nishanit!", shkruan Këlliçi

Ora 15:22
Ndarja nga jeta e Nishanit, Ivi Kaso: Lajm i hidhur për gjithë ne

PD-IVI-KASO-2_frame_20483-1024x576.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Ivi Kaso reagon për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

"Lajm i hidhur për gjithë ne. Ndahet nga jeta një burrë fisnik e politikan dinjitoz. Ngushëllime bashkëshortes dhe fëmijëve, familjarëve, kolegëve e gjithë demokratëve! Lutjet tona janë me të gjithë ata! U prehsh në paqe President!", shkruan Kaso.

Ora 15:21
Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, reagon Presidenti Meta: Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt

1653744149_165286135616527168946400ilirmeta2911.jpg

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet familjarëve për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit. Meta shkruan se Nishani do të kujtohet gjithmonë si një personalitet me vlera të rralla.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe! Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.  I paharruar kujtimi i  President Nishanit! Të prehet në paqen e merituar”, shkruan Meta.

Ora 15:17
Ndarja nga jeta e Nishanit, Bardhi: Përherë i paharruar në kujtimet tona

1653743889_1653388573Bardhi.jpeg

Gazment Bardhi reagon për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie. Ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit Bujar Nishani na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona”, shkruan Bardhi.

Ora 15:06
Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit,  reagon Behgjet Pacolli: Do ta kujtoj gjithmonë si njeri të urtë e të respektuar

1605799372_BehgjetPacolli600x360.jpg

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen e ish-presidentit Bujar Nishanit, i cili u nda sot nga jeta.

‘Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungon për gjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo!’- shkruan Pacolli.

Ora 15:02
Ndarja nga jeta e Nishanit, Hoxha: Humbëm një njeri fisnik! La gjurmë në historinë e PD

1653743330_120063061746e169a4ad.png

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit duke thënë se humbën një njeri të madh e fisnik që la gjurmë në historinë e PD.

"Humbëm një njeri të madh, një njeri fisnik, i cili la gjurmë në historinë e Partisë Demokratike. Bujar Nishani ishte një mik për mua dhe një vlerë për të djathtën. Ike shumë herët nga kjo botë, President! Qofsh i parajsës, mik i dashur!" - tha Hoxha.

Ora 14:57
Ndarja nga jeta e Nishanit, Duka: Nuk do kemi më mes nesh burrin e mençur, kolegun dhe mikun e respektuar

1653742942_dukaa.JPG

Kreu i PPA, Agron Duka ka reaguar për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit duke i shprehur ngushëllimet familjes e miqve ndërsa thotë se është humbje e madhe për të gjithë.

“Sapo u njoftova me një lajm shumë të hidhur!!! Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani u nda nga kjo jetë. Një dhimbje shumë e madhe për të gjithë që nuk do të kemi më midis nesh burrin e mençur, kolegun, mikun tonë të respektuar Bujar Nishani.

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe shokëve.  Shpirti yt pushoftë në paqe. Lamtumirë mik!”, shkruan Duka.

Ora 14:54
Ndarja nga jeta e Nishanit, Paloka: Respekti ynë për gjithçka dha për PD dhe për vendin, do e shoqërojë kurdoherë

1653737153_Screenshot1.jpg

Kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka reaguar për ndarjen nga jeta të Nishanit duke thënë se ka respekt për gjithçka që ka dhënë për PD dhe për vendin.

“Një lajm i hidhur ka pak që u konfirmua. Bujar Nishani, ish president i Republikës, ministër dhe funksionar në disa poste të rëndësishme të PD në vite, ka ndërruar jetë! Një fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët. Respekti ynë për gjithçka dha për PD dhe për vendin, do e shoqërojë kurdoherë!”

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gradishta: 28/05/2022 22:02

    Njërëz hiqni maskat,ish presidenti Bujar Nishani u prehët në paqe,ngushëllime familjes,por president i shqiptarve nuk ka qënë asnjë ditë i dërguar i posaçëm i Sali Berishës po,sa keq kur nuk thuhet e vërteta,hipokrizi,hipokrizi,tmerr,në këtë botë lindin të tërë njerëz,më e vështira eshtë të vdesësh njeri,ju që shkruani majtas e djathtas jo hipokrit në këtë moment dhimbje për familjen më mirë heshtni se dhe heshtja është ngushëllim për familjen e dhimbje për të ndjerin,zoti e ndjeftë Bujar Nishanin.Amin!

    Përgjigju
  • Viçidoli: 28/05/2022 21:38

    Ngushëllime familjes,u prehër në paqe,si president ka qënë i dërguar i posaçëm i Sali Berishës pasi fshehu Artan Hoxhën posht urës të Lanës pasi i doli pak b.puntor i ish sig.të shtetit si ish ushtarak asnjëherë nuk mendoj për ushtarakët,zoti e ndjeftë dhe i ngritët shpirti,hipokrizia fatkeqsi !

    Përgjigju
  • Aleks: 28/05/2022 19:32

    Shume keq per nje figure te shquar politike si Nishani. U prefte ne paqe!

    Përgjigju
  • era: 28/05/2022 17:22

    Ngushellime familjareve per humbjen e personit me te shtrenjte!I paste lene jeten familjareve.

    Përgjigju
  • Renis: 28/05/2022 17:22

    Ngushellime familjes. I paharruar qofte kujtimi i tij

    Përgjigju
  • DORDOLEC KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/05/2022 17:21

    U prefsh në paqe Bujar Nishani. Ngushëllimwe familjarve të tij. Respekt.

    Përgjigju
  • Arber: 28/05/2022 17:15

    Ngushellime familjes!Zoti i dhente force!

    Përgjigju
  • Olta: 28/05/2022 17:12

    Ti rrojne familjaret e ta kujtojne

    Përgjigju
  • Margarita: 28/05/2022 16:59

    Ngushellime te perzemerta familjes , te prehet ne paqe

    Përgjigju
  • kristi: 28/05/2022 16:54

    nje lajm goxha i trishte! kontributi i tij ne vendin tona plot vlere! ngushellime familjareve!

    Përgjigju
  • Ana: 28/05/2022 16:53

    Nje ngjarje qe tronditi te gjithe. I urojme ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • holdion: 28/05/2022 16:53

    ka qene nje njeri teje pozitiv me ane te puneve te tij te cilat i zgjidhte me qetesi e benin nj njeri goxha te vecante! ngushellime!

    Përgjigju
  • koli: 28/05/2022 16:46

    u prehte ne paqe ! ngushellime!

    Përgjigju
  • Monda: 28/05/2022 16:45

    Ngushellime familjes, I paharruar qoft! ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja