Ndahet nga jeta disidenti kinez
Liu Xiaboo, në 2010 mori ‘Nobelin’

Ndahet nga jeta disidenti kinez<br />Liu Xiaboo, në 2010 mori ‘Nobelin’
Aktivisti i të drejtave të njeriut në Republikën Popullore të Kinës vdiq në moshën 61-vjeçare. Pasi shleu dënimin prej 11 vitesh burg për  ̏subversion ̋ , ai u dërgua për kurim në një spital të Sheniangut në veri-perëndim të Kinës, pasi u diagnostikua me kancer në mëlçi.
 
Komiteti i çmimit  ̏ Nobel për Paqe ̋ ngarkoi me përgjegjësi të rëndë shtetin kinez për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-disidentit Liu Xiaboo.
 
Ai i dedikoi një pjesë të mirë të jetës fushatës për demokratizimin e jetës politike dhe sociale të Kinës.
Pasi krijoi një profilin akademik,Liu Xiaboo u angazhua në lëvizjet politike në fundin e viteve ̓ 80 për liberalizimin e gjendjes politike brenda shtetit komunist të Kinës.
 
 Ai ishte një nga figurat kryesore së bashku me shumë studentë, të cilët udhëhoqën protestat masive për demokraci në sheshin Tienanmen në vitin 1989. Protestat u shtypën me forcë nga regjimi. Ai negocioi me zyrtarët e kohës për lirimin e shumë demonstruesve.
 
Në vitin 1991, ai arrestua dhe u mbajt i burgosur nga regjimi diktatorial për ̏ aktivitet kundërrevolucionar ̋. Më pas ai u dënua me tre vjet punë të detyruar në vitin 1996.
 
Pas lirimit në vitin 1999, ai vazhdoi sërish aktivitetin e tij paqësor në vendosjen e pluralizmit politik në Kinë. U arrestua sërish po në vitin 1999 dhe u dënua me 11 vite burg. Në vitin 2008, së bashku me disa kolegë ai publikoi manifestin ̏ Charter 08 ̋ që bënte thirrje për dhënien fund të drejtimit të Kinës nëpërmjet sistemit parti-shtet.
 
Në vitin 2010, ai vlerësua me Cmimin Nobel për Paqe për ̏ betejën e gjatë dhe jo-të dhunshme për të drejtat themelore të njeriut në Kinë ̋ . Regjimi nuk e lejoi të tërhiqte cmimin në Oslo. Liu Xiaboo dhe Carl von Ossietzky ( fitues i këtij cmimi në vitin 1935) janë të vetmet figura,të cilët janë laureuar këtë cmim gjatë kohës që kanë qenë të burgosur.
 
Shumë bashkëpunëtorë të tij u shkëputën nga aktivizmi i thirrjes për demokraci, por Liu qëndroi i vendosur deri në fund të jetës së tij. Një pjesë e madhe e shoqërisë kineze nuk është në dijeni të jetës dhe angazhimit të tij politik për shkak të censurës shtetërore.
Javët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua. Dy mjekët nga SHBA dhe Gjermania, të cilët e vizituan këtë të hënë premtuan se jeta e Liu Xiaboo mund të shpëtohej nëse ai do të dërgohej për kurim në Perëndim.
 
Pala kineze refuzoi një kërkesë të tillë me arsyetimin se gjendja e rënduar shëndetësore e pacientit nuk mund të përballonte transportin ajror. Për këtë shkak, shumë shtete të Perëndimit u përplasën në rrugë diplomatike me shtetin kinez.
 
Mjekët e spitalit në Sheniang deklaruan se pas dështimit mjekimeve anti-infeksion dhe kurimit të gjakut, aktivisti kinez pati probleme në frymëmarrje dhe degradim të funksionimit të mëlçisë.
 
Personalitete nga bota e politikës, artit kanë shprehur keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të Liu Xiaboo dhe kanë shfaqur respekt për përkushtimin e tij ndaj demokratizimit të Kinës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.


D.V/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi