Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare mjeku i njohur Polikron Çela. Pas një sëmundje të rëndë, doktori ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Homazhet për doktor Polikronin do të bëhen në hotel “Internacional” në datë 12 mars nga ora 10:00 deri 12:30. Varrimi do bëhet në Sharrë, në datën 12 mars, në orë 13:00.

Polikron Çela për shumë vite ka shërbyer si mjek Pediatër, ka qenë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, për shumë kohë Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.

Polikron Çela ishte një ndër pediatrët më të mirë në Shqipëri i cili kishte vite që jepte një ndihmë të madhe në informimin e nënave të reja për kujdesin që ato duhet të kishin ndaj fëmijëve të tyre. Me një punë studimore dhe përvojë 47-vjeçare ai ka qenë i pranishëm jo vetëm në media, por edhe me botime të pasuruara me të rejat e shkencës së sotme.

Disa nga botimet e Polikron Çelës
Sëmundjet e veshkave në fëmijë (Botimi I) - 1984
Ç’duhet të bëjmë para se të vemi te mjeku - 1989
Pediatria për stomatologët (Bashkautor Th. Kristo) - 1976
Pediatria për stomatologët (Bashkautor Th.Kristo) - 1978
Urinimi i pavullnetshëm i fëmijëve në gjumë - 1981
Mjeku i fëmijëve në familje - 2003
Mjeku i nënës dhe i fëmijës në familje - 2004
Sëmundjet e veshkave në fëmijë - 2006
Të ushqyerit e fëmijëve - 2008
Pediatri ju përgjigjet - 2012
Babai - 2013

d.b/shqiptarja.com