Ndahet nga jeta futbollisti legjendar gjerman, arriti të shënonte 3 herë edhe ndaj Shqipërisë

Ndahet nga jeta futbollisti legjendar gjerman, arriti të shënonte 3 herë edhe ndaj Shqipërisë

Futbollisti i njohur gjerman, Joachim Streich, është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare. Sulmuesi, i cili mbahet mend si më i miri në historinë e Gjermanisë Lindore.

Ish-klubi i tij, Magdeburg, ka ndarë lajmin e trishtë. Streich ka rregjistruar me fanellën e tyre plot 223 gola në 321 ndeshje në vitet 1975-1985. E ndërsa me gjermanët ai gjeti plot 55 herë rrugën e rrjetës në 102 ndeshje të zhvilluar. Sulmuesi në fjalë, ka arritur të fitojë edhe medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike "Mynik 1972".

Joachim Streich mbahet mend po ashtu nga tifozët shqiptrë, pasi arriti të shënonte plot 3 gola përballë Kombëtares Shqiptare në kualifikueset e Kupës së Botës në vitin 1973, ku në ndeshjen e parë në Magdeburg realizoi një gol në fitoren 2-0 të Republikës Demokratike të Gjermanisë, e ndërsa në Tiranë 2 herë të tjera në fitoren 1-4 për gjermanët.

G.B./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!