Është ndarë nga jeta gazetari i njohur nga Durrësi Thanas Mustaqi.

Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga kolegët e gazetarit në rrjete sociale.

Me një karrierë disa dekada në gazetari, Mustaqi kujtohet nga të gjithë për angazhimin e tij, pranë gazetës “Zërit të Popullit”, “Adriatiku”, “Dyrrah”, etj.

Lamtumira e fundit gazetarit do t'i jepet ditën e nesërme në orën 14:00, tek varrezat e reja në Durrës.