Ndahet nga jeta gazetarja e njohur
e luftës, Clare Hollingworth

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur<br />e luftës, Clare Hollingworth
Gazetarja britanike Clare Hollingworth, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në Hong Kong, në moshën 105 vjeçare. Hollingworth ishte gazetarja e parë e cila njoftoi pushtimin e Polonisë nga Gjermani dhe si rrjedhim nisjen e Luftës së Dytë Botërore.

Gazetarja arriti të zbulonte se Gjermania ishte gati të pushtonte Poloninë dhe të niste një luftë  te re botërore, vetëm një javë pasi  kishte filluar punë në gazetën “The Daily Telegraph”.

“Me trishtim lajmërojmë se pas një karriere brilante të shtrirë në një shekull, korrespondentja e shkëlqyer e luftës, Clare Hollingworth, u nda nga jeta gjatë mbrëmjes së sotme në Hong Kong”, shkroi familja e saj në rrjetin social Facebook.

Hollingworth ishte e para gazetare e cila arriti të intervistonte shahun e Iranit si dhe raportoi live gjatë regjimit të Mao Ce Dunit nga Pekini.
Vitin e kaluar, ajo botoi edhe librin e saj me kujtime të titulluar “Mes Fatit dhe Luftës: Clare Hollingworth, e para korrespondente e luftës”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin