Ndahet nga jeta gazetarja japoneze,
shkaku është i tmerrshëm

Ndahet nga jeta gazetarja japoneze,<br />shkaku është i tmerrshëm
Një gazetare japoneze ka humbur jetën në moshën 31-vjeçare, për shkak të orarit tejet të gjatë në punë. “The Guardian” raporton se është ndarë nga jeta gazetarja Miëa Sado, e cila punonte në transmetuesin publik të vendit NHK.
 
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, ndërsa është zbuluar shkaku i tmerrshëm i ndarjes nga jeta të gazetares. Të resë i ka pushuar zemra, pasi ka punuar plot 159 orë jashtë orarit zyrtar të punës.
 
Ndërkohë, ky nuk duket të jetë rasti i vetëm, pasi flitet për një numër të madh vdekjesh që i atribuohen pikërisht orëve të gjata të punës, dhe për këtë pritet të rritet dhe presioni ndaj autoriteteve japoneze.
 
Ajo ishte një gazetare e njohur në fushën e politikës, ndërsa vetëm tri ditë para ndarjes nga jet akishte mbuluar fushatën elektorale në Tokio.
 
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër