Ndahet nga jeta Gazmend Muka
la një monografi të rrallë

Ndahet nga jeta Gazmend Muka<br />la një monografi të rrallë
Një studiues i rrallë, estet e artist i veçantë u nda nga jeta orët e para të të premtes së 17 shkurtit 2012. Gazmend Muka, i njohur kryesisht për pikturat por edhe kërkimet e tij arkeologjike dhe analizat e thukëta, u largua nga kjo jetë pas një sëmundje të rëndë e të pashërueshme në moshën 48-vjeçare.
Miqtë e ngushtë, të tronditur nga kjo humbje tragjike nxituan të shprehin dje ngushëllime te tyre në faqen personale në facebook, të bashkëshortes së tij koreografes së njohur Kozeta Bakiu. Ndërsa miku i tij më i afërt, piktori Shpend Bengu, postoi fjalë të trishta lamtumire dhe një portret me vitin e lindjes dhe të vdekjes së artistit. Bengu, tha për Shqiptarja.com, se ky ishte një lajm pikëllues. “Jam tronditur. E kisha jo thjeshtë mik, e kisha vëlla. Gazi ka jetuar vite të tëra në shtëpinë time. Nëna i ime e thërriste djalë dhe ai e thërriste nënën time “nënë”.

Por nuk është vetëm një humbje personale. Është nj humbje për botën e artit dhe studimeve. “Ishte një kritik i jashtëzakonshëm arti, një ndër kritikët më të mirë të artit sa i takon analizës e nacionalitetit, mbi të gjitha një studiues i thelluar i artit bizantin”.

Pjesën më të madhe të jetës, gazmend Muka ia kushtoi studimit të nj kishe me histori të rrallë, Kishës së Kryqit të Labovës, duke sjellë për lexuesit herë pas herë pjesë nga kërkime te tij në këtë drejtim. Mbi këtë objekt, Muka kishte vite që punonte e kohëve të fundit kishte përfunduar e bërë gati për botim një monografi tejet të plotë e të pasur. “Nuk mbërriti ta shihte të botuar, edhe pse u përpoq shumë kohët e fundit të gjente financimet që i duheshin për këtë botim. Mendoj se iku me një peng. Është një monografi e jashtëzakonshme për Kishën e Kryqit të Labovës, është një punim i rrallë, që veç ai mund ta realizonte.

Më nj varg botimesh shkencore, me gjetje të reja e qasje interesante në fushën e kërkimeve arkeologjike, me shumë vlerësime, një piktor tejet i veçantë, kurator i shumë ekspozitave brenda e jashtë Shqipërisë, një figurë multidimensionale, Gazmend Muka shënon një humbje të dhimbshme ën fushën e studimeve dhe artit shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin