Sipas informacioneve Llazi Pula kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vetëm pak minuta më parë familjarët kanë dhënë lajmin e hidhur.

Llazi Pula është dalluar jo vetëm në sportin e gjimnastikës, por edhe si një nga kuadrot e shkëlqyer të Edukimit Fizik.

Pula ka arritur suksese të jashtëzakonshme, duke qenë një ndër gjimnastët që bëri shumë emër në karrierën e tij.

Po ashtu si mësues  ka rritur breza të tërë.