Ndahet nga jeta imazhi i lajmeve
 në "Tg2", Maria Grazia Capulli

Maria Grazia Capulli, gazetare, shkrimtare dhe një nga figurat e njohura të redaksisë së lajmeve të televizionit italian Tg2, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare , pasi dyshohet se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Capulli prej vitesh punoi në televizionin Tg2 dhe ishte imazhi i lajmeve të ediconit të orës 13.00

Ajo gjithashtu  ka realizuar emisione të ndryshme  me tema sociale, kryesisht mbi shëndetësinë si dhe disa kulturore. Lajmin e trishtë për ndarjen e gazetares nga jeta e dha redaksiae informacionit të  RAI-it, e cila i kushtonte koleges një hapësirë të posaçme, me ngushëllime për familjarët e saj.

Daniela de Robert, një kolege e Capullit thotë se ajo besonte tek bukuritë e jetës. “Ajo e donte punën, punën tonë”, rrëfen kolegia e saj.

Capulli kishte e nisi fillimisht karrierën në shtypin e shkruar tek "Messaggero” dhe “Corriere Adriatico”.  Ndërsa në Tg2 ajo kishte nisur në vitin 1996. Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta por paraprakisht dyshohet se Capulli vuante nga një sëmundje e rëndë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll

Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll