Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare

Ish-futbollisti, Skënder Hyka

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Skënder Hyka ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Hyka u lind në qytetin e Tiranës më 1944-n dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij në klubin e vendlindjes, “17 Nëntori”, sot ekipi i Tiranës. Sulmuesi ka luajtur edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë, duke e nisur karrierën nga ekipi i Shpresave.

Prej vitit 2009 ka qenë kreu i Komisionit të Konkurrencës, ndërsa bënte pjesë edhe në Komitetin Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lajmi i vdekjes së futbollistit u konfirmua edhe nga FSHF-ja, ku presidenti Armand Duka, ka reaguar  me anë të një letre, në të cilën shkruan se ky është një çast i dhimbshëm për familjen dhe dashamirësit e shumtë të futbollit.

Skënder Hyka, ishte një prej futbollistëve më të shquar të viteve 60-70, i cili ka spikatur me talentin dhe aftësinë e tij, duke u bërë i dashur për tifozët anë e mbanë Shqipërisë. Ai spikati edhe si drejtues i FSHF në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm. Në çdo cast ai ka ndihmuar me përkushtimin dhe mendimet e tij, që futbolli të ecë përpara. Parajsa, qoftë vendi ku do të prehet. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara.

Armando Duka, president i FSHF-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër

Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër