Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar "Shpresa" Milutin Kercic.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë më herët, Kercic i është nënshtruar dhe ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër i mbështetut nga ish-Presidenti i Skënderbeut Agim Zeqo.

Milutin Kercic është padyshim një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e klubit korçar.

Prej gati 30 vitesh jetonte në Guci të Malit të Zi prej dhe nga kishte origjinën e babait.

Nga viti 2010 është rikthyer dhe një herë tek Skënderbeu pasi ish-presidenti i ekipit korçar Agim Zeqo e ka përfshirë për gati 3 sezone në stafin e ekipit.

Por, rikthehet dhe një herë në vendin e origjinës aty ku dhe do të prehet në paqe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Shuarja e ish-futbollistit të Skënderbeut, Meta: Model i një lojtari korrekt, i dalluar për teknikën e rrallë

1612698417_milutinkercic.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta e futbollistit me origjinë malazeze të Skënderbeut Milutin Kercic.

Përmes një postimi në Facebook, Kercic ishte modeli i një lojtari korrekt në fushë dhe i dalluar për teknikën e rrallë.

Meta shkruan se Kercic do kujtohet për kontributin e tij dhe për frymësimin e vlerave të veçanta sportive.

Postimi i Ilir Metës:

Mësova me hidhërim lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej legjendave të "Skënderbeut" dhe futbollit shqiptar, Milutin Kërçiç, idhullin e shumë fëmijëve korçarë të viteve '70-'80, të vlerësuar për talentin e tij të jashtëzakonshëm nga të gjithë sportdashësit dhe ne, që patëm fatin ta shihnim në fushën e blertë. Model i lojtarit korrekt në fushë, virtuoz me topin dhe i dalluar për teknikën e rrallë, Milutin Kërçiç do kujtohet gjithmonë me respekt për kontributin e veçantë të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, shembull frymëzues për vlerat e veçanta sportive dhe qytetare, që përfaqësonte. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe të gjithëve sportdashësve për këtë humbje të pazëvendësueshme.