Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Ai ka drejtuar për 3 mandate Bashkinë e Elbasanit, nga viti 2007 deri në vitin 2019.

Qazim Sejdini, lindi në Elbasan në 12 shkurt të 1951.

Ai ndoqi shkollën e mesme Jeronim De Rada dhe vazhdoi edukimin e tij të lartë në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, nga 1968-1970, në degën e Edukimit Fizik.

Nga 1973-1978 vazhdoi studimet e larta në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, në degën Histori-Gjeografi. Në vitet 1983-1987, ai ndoqi studimet në Institutin e edukimit fizik Vojo Kushi në Tiranë.

Në 1970 Sejdini kreu shërbimin ushtarak, më pas në 1973 ai punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjeçare të Labinot Mal-it. Më pas në vitin 1974, ai u bë instruktori i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Në vitet 1983-1992 ai punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i lojrave me dorë e më pas ai zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit te Elbasanit.

Në 1995 Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Një vit më vonë ai u zgjodh President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga maji i 2002 deri në maj 2004 ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Në tetor 2002 deri në maj 2005 ai u zgjodh Prefekt i Prefekturës së Elbasanit. Nga viti 2007 deri në vitin 2019, ka drejtuar Bashkinë e Elbasanit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
Politikanë dhe bashkëpunëtorë mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini

Politika ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Bashkëpunëtorë të tij politik në Partinë Socialiste kanë dhënë mesazhe ngushëllimi familjarëve për ndarjen nga jeta të Sejdinit.

Ka qenë kryeministri Rama, që përmes një postimi në Facebook ka postuar një foto krah Sejdinit në fushatën elektorale të vitit 2015 ku shkruan: Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim.

 

Sakaq, një mesazh ngushëllimi ka ardhur edhe prej kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili shprehet në facebook se: Qazim Sejdini ishte nga ata socialistë që u shërbeu qytetarëve me përkushtim në çdo ditë të jetës së tij. I urtë dhe dashamirës me këdo, ai do t’ju mungojë fort familjes, miqve dhe gjithë socialistëve. Prehu në paqe mik i mirë! 

 

Gjithashtu edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi ka shprehur ngushëllimin e tij.

'E trishtë ndarja nga jeta e Qazim Sejdinit, mikut tonë të mirë, socialistit të përkushtuar dhe drejtuesit të spikatur në qeverisjen vendore për më shumë se një dekadë. Drejtoi Elbasanin me urtësi e pa bërë kurrë dallime për qytetarët. Diti mençurisht të adresonte shqetësimet e tyre dhe sfidat e qytetit. Do t'i mungojë shumë njerëzve të tij të afërt dhe Elbasanit që e nderoi me detyrën e lartë të kryetarit të bashkisë. Le një boshllëk të madh edhe në familjen tonë politike. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje të veçantë. Ngushëllime familjes Sejdini! Lamtumirë miku ynë’, shprehet Çuçi.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 12/06/2024 18:21

    ngushellime familjes,,,por bejini autopsine,,,sepse edhe mund ta kene helmuar,,,qofte i xhenetit...dukej babaxhan njeri...

    Përgjigju
  • Qytetari: 12/06/2024 16:43

    Uroj te prehet ne paqe,nga sot nje hajdut me pak. Te mesojne dhe hajdutet e tjere qe ne varr dy derrasa e nje m2 Dhe do marrin me vehte,por ajo qe ngelet pas eshte ajo se cfar kane bere per njerzimin.

    Përgjigju
  • AGIMI: 12/06/2024 16:17

    U PREFTË NË PAQE.

    Përgjigju
  • Olsi: 12/06/2024 15:32

    Spak ti sekuestroje qindra milione eurot e vjedhura.

    Përgjigju
    • Deni: 13/06/2024 01:58

      E kuptoj ku e ke por le ta kontrollojne,ti sekuestrojne ca ka bere ne detyre,perndryshe ai ka gjysmen e elbasanit prona te veta,hyri ne pplitike me 10 milion euro te deklaruara… kshuqe nuk kan ca me i bo fare…

  • Sondazhi: 12/06/2024 14:41

    Mori gjë me vete qe volli gjithe jeten?

    Përgjigju
    • Ilir: 12/06/2024 18:56

      U prefte ne paqe. @ sondazhi: Po perse villte gjithe jeten? Ishte i semure nga stomaku?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja