Ndahet nga jeta Kallulli
Kritiku shqiptar i bukurisë

Ndahet nga jeta Kallulli<br />Kritiku shqiptar i bukurisë
Ndahet nga jeta kritiku i mirënjohur i letërsisë dhe arteve Prof. Dr. Adriatik Kallulli, në datë 24 të këtij muaji, në një spital të Vienës në Austri.

Profesor Adriatik Kallulli lindi më 28 Gusht 1938 në Bari të Italisë. U diplomua në Fakultetin Histori – Filologji në vitin 1962 dhe në vijim të punës së tij shkencore në fushën e kritikës letrare dhe artistike mori titullin “Doktor i Shkencave Letrare” në vitin 1980, titullin “Docent” në vitin 1985, dhe titullin Profesor në vitin 1995.

Prof. Dr. Adriatik Kallulli është një ndër themeluesit e Akademisë së Arteve. Ka qenë pedagog titullar në këtë Akademi prej vitit 1972 e në vazhdim. Gjatë gjithë këtyre viteve pa asnjë shkëputje, ka mbajtur leksione dhe ligjërata në një varg lëndësh themelore të formimit të përgjithshëm teorik, si Letërsi Shqiptare dhe Histori e Teatrit Shqiptar, Letërsi Botërore dhe Histori e Teatrit Botëror, Teori Drame dhe Njohuri për kritikën artistike, Estetikë dhe Histori e Qytetërimit si dhe ka drejtuar për më shumë se 15 vjet postin e Shefit të Katedrës së lëndëve teorike. Për tre mandate radhazi ka qenë anëtar i Senatit të Akademisë së Arteve dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Fakultetit të Artit Skenik.

Përveç mësimdhënies cilësore, ndihmës së vazhdueshme në hartimin e planeve dhe programeve mësimore, si dhe kontributin e tij të vecantë në udhëheqjen e diplomave dhe dizertacioneve të doktoraturës, ai ka qenë vazhdimisht i angazhuar me përgatitjen e teksteve të Akademisë si: Historia e Teatrit Shqiptar, Historia e Teatrit Botëror, Elemente të Mjeshtërisë së Aktorit, etj.

Kritiku dhe studiuesi i njohur i letërsisë dhe arteve Prof. Dr. Adriatik Kallulli ka qenë antar i Lidhjes së Shkrimtarëve që nga viti 1967. Në të gjitha shkrimet kritike dhe studimet letrare për letërsinë dhe artet, ai ka mbështetur me entuziazëm të gjitha prirjet cilësore e novatore në letërsi e në arte. Veprat e tij përmbajnë studime dhe analiza të cmuara për letërsinë shqiptare, për artin dramatik, për estetikën, si dhe për pikturën e skultpurën.

Prof. Kallulli ka qenë anëtar i këshillave drejtues të shumë institucioneve botuese, anëtar i këshillit artistik të Teatrit Kombëtar, si dhe i shumë institucioneve të tjera artistike në tërë vendin.

Përvec ligjëratave në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Histori Filologjisë, në Departamentin e Gazetarisë, Profesor Kallulli ka mbajtur me dhjetra ligjërata në Universitetin e Prishtinës dhe Tetovës; ka mbajtur referate në simpoziume dhe në konferenca shkencore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, Greqi, Gjermani, Zvicer, Austri dhe SHBA.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA