PARIS- Jacques Verges, njohur si “avokati i terrorit” ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare si pasojë e një infarkti në zemër.
 
Verges është një prej avokatëve më të famshëm dhe me të veçantë të shekullit XX, i cili në listën e klientëve të tij, ka mbrojtur ish-shefin e Gestapos dhe militantin marksist Carlos the Jackal.
 
Avokati vdiq në shtëpinë e tij në Paris, ku jetoi filozofi i shekullit të 18-të Voltaire, bëri të ditur asistenti i tij Pierre-Guillaume de Roux.
 
"Ashtu si Voltaire, ai kultivoi artin e revoltës dhe ndryshimit", tha ai në një deklaratë.
 
I cilësuar si komunist, anti-kolonialist, por edhe si ekstremist i djathtë, Verges ka mbrojtur disa nga figurat me kontraversale të historisë së gjysmës së shekullit të XX.
 
Gjithashtu ai ka qenë avokat-mbrojtës i Djamila Buhiredit, heroinës së luftës së Algjerisë kundër kolonializmit francez, por dhe i diktatorëve të tillë si Milosheviç, Sadam Hysein e të tjerë.
 
“Avokati i Djallit” siç quhej nga analistët, ishte një figurë inteligjente, po aq dhe kontroverse.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)