Ndahet nga jeta legjenda 
gjermane e muzikës "Jazz"

Ndahet nga jeta legjenda <br />gjermane e muzikës "Jazz"<br>
Kitarristi i rrymës “Xhaz”, i mbijetuar i Holokaustit, Heinz Schumann është ndarë nga jeta. Sipas mediave ai vdiq në Berlin të dielën por vdekja u raportua gjatë ditës së Hënë.  I ashtuquajturi “Coco”, bëri emër si muzikant i kësaj rryme në Berlinin e viteve 30’. Ai u arrestua në vitin 1943 pasi autoritetet naziste mësuan se e ëma ishte hebreje.

Ai u internua në kampin e “Theresenstadt” ne Çekosllovakinë e ndodhur nën regjim pushtimi. Atje ai luajti muzikë për të zbavitur personelin e kampit dhe një vit më vonë do të transferohej në Auschwitz. Pas fundit të luftës ai emigroi në Australi për tu rikthyer në Berlin në mes të viteve 50’ ku edhe rifilloi karrierën.

Redaksia Online
S.K./ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS