Ndahet nga jeta mjeku i njohur Agron Panariti, prej kohësh vuante nga leucemia

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Agron Panariti, prej kohësh vuante nga leucemia

Një nga emrat  e njohur dhe të nderuar të mjekësisë shqiptare, Agron Panariti është ndarë nga jeta sot në moshën 74-vjeçare.

Pas një beteje të gjatë me leuceminë, mjeku infeksionist dhe profesori i Universitetit të Mjekësisë mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët dhe të gjithë ata që patën kënaqësinë dhe nderin të punojnë dhe mësojnë nga ai.

Lajmi u mësua nga familjarët ndërsa miq e tij kanë ndarë lajmin e hidhur në facebook.

Miqtë e tij e përshkruajnë Agronin si një njeri me zemër të madhe dhe një legjendë e një epoke miqsh që nuk vjen më.

“Çtë shkruaj për ty Agron Panariti.. Njeriu i të gjithëve, mjeku humanist, që e doje bluzën e bardhë dhe pacientin deri në vetmohim, zemërfloriri dhe legjenda e një epoke miqsh që nuk vjen më. Fluturove, ike përgjithmonë. Parajsa është lumturuar sot, me vajtimin dhe trishtimin tonë të pamate.Të qoftë dheu i lehtë. Përherë në zemrat tona. Rest in peace ,MIK”, shkruan doktoresha Lida Shosha.

Agron Panariti ka qenë një nga figurat e njohura të mjekësisë shqiptare. Gjithashtu, ai ka qenë dekan edhe në Universitetin e Mjekësisë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rras lala: 09/08/2023 14:28

    Nuk ja vlen te protestohet per kullat sepse i kane te perbashketa investimet qeveri-opozite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Po peshkonte me gjenerator, humb jetën 30-vjeçari, ra në kontakt me rrymën elektrike

Bulqizë/ Po peshkonte me gjenerator, humb jetën 30-vjeçari, ra në kontakt me rrymën elektrike