Ndahet nga jeta mjeshtri i
humorit shkodran, Smajl Alia

Ndahet nga jeta mjeshtri i<br />humorit shkodran, Smajl Alia
SHKODËR, 6 Tetor - Aktori i njohur i humorit shkodran Smajl Alia është ndarë mbrëmë nga jeta në moshën 70 vjeçare pas një ataku kardiak.

Artisti shkodran spikati që në shkollë me një sërë interpretimesh të suksesshme.

Smajl Alia ka lindur më 1 mars të vitit 1945. Pasi kryen shkollën e mesme të ndërtimit në Tiranë, punon si teknik ndërtimi në shumë vepra industriale, që nga Laçi i Kurbinit, në Vaun e Dejës e Fierzë.

Talenti i tij si humorist, spikati që në shkollë, ku më pas, për interpretime të suksesshme u nderua në grupet amatore shumë herë nga juritë e festivaleve lokale e kombëtare.

Në vitin 1982-1995 ishte aktor profesionist i estradës së Shkodrës. Për lojën me nivel e origjinalitet është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë.

Krahas aktivizimit interpretativ amator e profesionist, ai asnjëherë nuk e ka hequr penën nga dora, duke thurë bejta e shkruar skeçe, intermexo, parodi, poezi satirike dhe tekste këngësh popullore. /ATSH/

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë të fshehur në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët në Itali

Me kokainë të fshehur në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët në Itali