Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh
profesor Muzafer Xhaxhiu

Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh<br />profesor Muzafer Xhaxhiu
Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’, profesor Muzafer Xhaxhiu. I diplomuar në Beograd dhe në Moskë për letërsinë klasike greke dhe latine, i kushtoi jetën klasikëve të mëdhenj të njerëzimit.

Si studiues profesor Muzafer Xhaxhiu do të punonte për etnogjenezën e shqiptarëve, si pasardhës të pellazgëve dhe ilirëve.

Shkrimet e para letrare të profesorit kanë të sigluar vitin 1939. Veprimtaria krijuese është e shtrirë në atë shkencore, letrare, në përkthime etj.

Krijimtaria letrare e tij përmendet që nga “Lirikat” në vitin 1957 dhe deri në “Këngët e Mjellmës”, botim i vitit 1999. Ndërsa, dy nga veprat e tij më të spikatura janë “Letërsia antike greke” dhe “Letërsia romake”.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës