Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i
kërcimit Prof.Dr. Skënder Selimi

Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i<br />kërcimit Prof.Dr. Skënder Selimi
TIRANE- Koreografi i parë dhe një nga krijuesit e baletit klasik, i cili vuri bazat dhe konceptet profesionalë në Shqipëri, Prof. Dr. Skënder Selim ndërroi jetë mbrëmjen e së martës në moshën 82-vjeçare. Dr. Skënder Selimi ishte përfaqësues i denjë i një brezi pasionantësh të rrallë!” Regjisor-baletmaestri i parë kohët e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai lindi në vitin 1933.

Eshtë autor i duetit të parë klasik shqiptar, “Anusha”, koreograf i kërcimit të parë modern shqiptar “Alba”, koreograf i vodevilit të parë shqiptar “Mirela”, si dhe autor i studimit të parë në fushën e koreografisë “Atllasi Koreografik Shqiptar”, pedagogu i parë dhe themelues i Katedrës së Koreografisë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

Selimi mbetet një ndër studiuesit e rrallë të folklorit koreografik e problemeve të koreografisë shqiptare. Skënder Selimi është Doktor-Profesori i parë me titullshkencor në fushën e koreografisë. “Mjeshtër i Madh i Punës”, Prof.Dr. Skënder Selimi mbetet një nga themeluesit e zhvilluesit e artit të baletit dhe koreografisë në Shqipëri. 

Kontributi i tij në fushën e baletit nis me “Shatërvani i Bashesarait”, në vitin ’51. Më pas vuri në skenë baletet e para në Filarmoninë e Shtetit dhe Teatrin e Operës, si “Zarena e humbur”, “Zhurale Fadeta”, “Laurensia”, “Sheherezada” etj. Ai mori pjesë si krijues dhe në operat e para “Traviata”, “Ivan Suzanini”, dhe në disa drama të Teatrit Popullor si “Romeo e Zhuljeta”, “Hamleti”, “Mirandolina” etj. Dje në orën 13:00-14:00 koreografi Selimi u përcoll me homazhe dhe nderime nga Universitetin e Arteve në Tiranë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari