Shuhet në moshën 88-vjeçare 'Mjeshtri i Madh' i violinës Hetem Qerimaj

“Me mendje, zemër dhe gishta”, kështu rrëfente Hetem Qerimaj, artisti nga Përmeti, se arriti ta shprehte muzikën aq bukur, saqë të bënte për vete shumë dashamirës të violinës popullore. 

Sot zemra e tij instrumentistit unik shqiptar, ndali së rrahuri në moshën 88-vjeçare, por çdokush që e ka dëgjuar kabanë e tij, e ruan të gjallë kujtimin e atyre tingujve. “Zoti e pranoftë në parajsë” shkruan i biri Fatosi, teksa jep lajmin e hidhur, për të atin.  Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet e tij për mjeshtrin e violinës popullore duke shkruajtur "Lamtumirë" në një postim në Facebook, ku publikoi fotografinë e Hetem Qerimaj.

Hetemi, “Harku i Triumfit të Qerimajve”, siç e quajtën në koncertin e përvjetorit të tij të 85-të,   e la muzikën të trashëguar në 9 artistë e 3 breza. 

Lidhja e tij me muzikën nis që në moshën 5-vjeçare kur mori për herë të parë mandolinën në dorë. Do të shoqëronte të atin Brahimin tek luante në dasma në Mallakastër dhe interpretimi në violinë do të vinte edhe si një përmbushje e dëshirës së tij, duke u konsoliduar më tej vit pas viti 

Virtuozi i violinës e krijoi kabanë e parë për violinë në moshën 22-vjeçare. Arriti të impresiononte me interpretimin e tij udhëheqësit e diktaturës, saqë Mehmet Shehu i vendosi emrin si pjesë  e Filarmonisë Shqiptare ku luajti për 5 vite.  Më tej iu bashkua skenës prestigjiose të  Teatrit të Operas. Pjesën më të madhe të veprimtarisë u punësua pranë Orkestrës së Ansamblit të Ushtrisë ku iu dha mundësia të interpretonte në botën Aziatike, ish Bashkimin Sovjetik etj. 

Hetem Qerimaj luajti violinën popullore nga skenat e mëdha në ato të improvizuarat. Muzikën tironse e mbante në zemër edhe pse luante melodi nga të gjitha trevat, ballkanase e më gjerë. 

Do ta mbajmë mend edhe për interpretimin e tij në filmin “Dasma e Sakos”  të regjisorit Vladimir Prifti, të realizuar në ’98-ën. Hetem Qerimaj nuk e ndau violinën prej vetes deri në vitet e fundit të jetës së tij.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 14/09/2022 15:41

    I qofte i lehte dheu mjeshtrit Hetem Qerimaj. Kabaja e tij per violine eshte thesar ekskluziv ,qe i mbetet Shqiperise tone. M'e eshte fiksuar tek filmi "Gjeneral gramafoni" bashke me ustallaret e tjere, ne ate interpretim mbreselenes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Strategjia e menaxhimit të Financave, Banka Botërore: Ka 4 shtylla kritike, duhet të mbyllet çdo shteg për korrupsion! 

Strategjia e menaxhimit të Financave, Banka Botërore: Ka 4 shtylla kritike, duhet të mbyllet çdo shteg për korrupsion!