BRAZIL - Arkitekti brazilian Oscar Niemeyer, i cili ka projektuar disa nga ndërtesat moderne të shekullit të 20, ka vdekur në moshën 104 vjeçare. Ai ndërroi jetë në një spital në Rio de Janeiro dhe për nder të tij të enjten do të mbahet një ceremoni në pallatin presidencial në Brazilia.
Familja e tij u ngushëllua përmes një telefonate nga presidentja braziliane Dilma Rousseff duke u shprehur se “Brazili ka humbur sot një nga gjenitë e tij”.
Kryetari i bashkisë së Rio de Zhaneiros, Eduardo Paes ka shpallur tre ditë zie në qytetin e lindjes së arkitektit, ku mendohet se ai do të varroset ditën e premte. Ai fitoi famë ndërkombëtare si arkitekt i ndërtesave qeveritare në kryeqytetin futurist të Brazilit, të inauguruara që prej vitit 1960.
Gjithashtu, Niemeyer punoi me arkitektin modernist me origjinë zvicerane Le Corbusier për selinë e OKB-së në Nju Jork dhe vazhdoi të punonte mbi shumë projekte të tjera deri në vitet e fundit.
Niemeyer përdori format abstrakte dhe kurbaturatet , duke lënë mënjanë linjat e drejta tradicionale. Niemeyer projektoi më shumë
se 600 ndërtesa në gjithë botën dhe fitoi çmimin më të lartë në arkitekturë, Pritzker, në vitin 1988. Niemeyer do të kishte mbushur 105 vjeç më 15 dhjetor.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com