TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari i njohur Aristir Lumnezi. Ai ndërroi jetë sot pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohët e fundit.
Më një përvojë të gjatë prej dy dekadash, Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive. Aristir Lumezi ka qenë gazetar i politikës dhe ka mbajtur për vite postin e kryeredaktorit të Gazetës Panorama.
Ikja e tij nga jeta, në moshën 57 vjeç, ka pikëlluar rëndë familjarët e tij, miqtë, kolegët dhe krejt organizatën tonë, pjestar i së cilës ishte qysh në vitin e parë të themelimit të saj. Gazetari Aristir Lumezi spikati si reporter i politikës në shtypin shqiptar përgjatë 20 viteve të fundit. Ai drejtoi me maturi dhe profesionalizëm disa redaksi të të përditshmeve kryesore në vend dhe për disa vite u dallua si zëvendës/ kryeredaktor dhe kryeredaktor i së përditshmes kryesore në vend, gazetës " Panorama", shkruan Unioni i Gazetarëve
Varrimi do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.
Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë. Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen po tek Funeral Home Parajsa në datat 12 dhe 13 korrik nga pra 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00.
Shqiptarja.com u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të Aristir Lumezit!
Ndarja nga jeta e gazetarit Aristir Lumezit ka shkaktuar dhimbje e trishtim të madh, te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që të paktën një herë e kanë lexuar apo dëgjuar kritikat dhe opinionet e tij. Të shumta kanë qenë reagimet në rrjtet sociale për Lumezin.
Erald Kapri: Ikja parakohe e Aristirit është dhimbshme. Një fat i madh që e njoha e punova gjatë me të. Nuk do i harroj kurrë kafet e përditshme ne barin poshtë Panoramës pas raportimit bashkë me Adin. Treshja e politikës që “komplotonim” të ruanim ndonjë lajm, e të merrnim të dielat. Në ditë të nxehta si këto, në vuajtje për lajm, nuk e harroj batutën e Tirkës: do shkoj një vizitë nga Dritëroi. Na nderonte gjithmonë. Lamtumirë Aristir!
Luela Myftari: Tani e ndërpreva shkrimin. Mes rreshtave lexova se nuk je më këtu. Nuk do të më telefonosh më... Nuk do të të shkruaj dot më Aristir...Kjo është biseda e fundit që gjej. Të tjerat janë telefonata, shpejt, me ritmin e lajmeve e redaksive... unë e mbaj mend këtë gëzim, gazetën që më le mbi tavolinë me intervistën e botuar të Kadaresë që pushtonte faqen e parë, fjalët e mira, dëshirën për të ndarë një ide të mirë. Të gjitha këto do mungojnë tani që nuk je më...
Luli Progni: Lajm i trishtë shumë për ne gazetarët e terrenit, u shua sot kolegu dhe miku Aristir Lumezi. Një ndër miqtë e mi më të mirë, padyshim një ndër djemtë më fisnik të mediave. Dritë i bëftë shpirti.
Ilir Kulla: Aristir Lumezi nje mik e koleg i vjeter na paska lene, nje nder njerezit me te mire e gazetaret me serioze te medias shqiptare nder vite, sa keq!
Rezarta Delisula: Nje profesionist fjalepak, koleg prej 20 vitesh, u nda prej nesh. Pusho ne paqe Aristir Lumezi.
Juxhin Mustafaraj: Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe kryeredaktorit të gazetës "Panorama", Aristir Lumezi. Për mua ka shenjuar vitet e para të karrierës time në shtypin e shkruar si shef i Politikës në gazetën "Panorama". Janë aq shumë kujtime, aq shumë momente që do ta bëjnë të paharruar si mik, si shok dhe si koleg. Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, dy djemve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve në Shqipëri!
Eva Allushi: I perkushtuar. I drejte. I ndershem. Korrekt. Model i figures se gazetarit e drejtuesit ne gazetari. Te prehesh ne paqe Aristir Lumezi! I paharruar!
Arestina Skenderi: Nga Aristir Lumezi mund të mësojë shumë për gazetarinë. Ndonëse ndame shumë pak kohë në redaksinë e A2CNN, njoha njeriun me pozitiv në fushën e medias. Sot mora vesh lajmin e trishë se Aristiri ka nderruar jetë pas betejes me semundjen e rëndë. Ngushëllime familjarëve, qoftë i xhenetit!
Ardit Çela: Zoti të pastë pranë vetes Aristir! U ndave para kohe nga familja, miqtë e shokët, lexuesit, nga të gjithë ne. Ike urtë e qetë, ashtu sic ti ishe vetë, i dashur e i paqtë, e pas le dhimbje tek të gjithë ata që të njohën. Lamtumirë mik!
Blerina Gjoka: Dhimbje e trishtim pa fund sot miku yne qe na ndalove te te shihnim ne dhimbjen tende te fundit!
Armela Krasniqi: Më iku sot një mik. Iku ashtu siç ishte, i qetë, ironik, i mençur. Dhemb ikja e mikut, kolegut e bashkëudhëtarit prej vitesh. E di shok se na ke lënë të gjithëve pa fjalë dhe të hutuar?!
E dija se po luftoje! E di se të gjithë jemi të përkohshëm, por ndarja nga miqtë që i ke pasur pranë të trondit e të bën një zhurmë të fortë bubullitëse në shpirt…
Pusho në qetësinë tënde Aristir! Do të kujtoj dhe do të kujtojmë orët e gjata të punës e të bisedave me të qeshura e debate të zjarrta… që i mbyllje me një batutë. Faleminderit që ndave rrugën! Lamtumirë!
Ngushellime bashkeshortes, cunave she familjareve. Na Ka pikelluar shume ky lajm per humbjen ketij njeriu te mire, bashkeshorti dhe babait te dashur. Zoti ju dhente kurajo ta perballoni. I paharrueshem qofte kujtimi I think. U prehte ne paqe.
PërgjigjuNgushellime bashkeshortes dhe familjareve. Ishin te dy pedagoge te jashtem ne UE, te mrekullueshem, njeri me i mire se tjetri. Ti rrojne femijet e gjithe te dashurit. U prehte ne paqe.
Përgjigju