Ish-deputeti i PD-së për Kavajën, Ismet Ferizaj, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 75 vjeçare.

Ismet Ferizaj, ish-deputeti i PD-së

Mësohet se ish-deputeti Ferizaj humbi betejën nga një sëmundje e rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

Ismet Ferizaj i ka shërbyer Republikës së Shqipërisë nga 4 prill 1992 - 29 mars 1996 në qeverinë e Aleksandër Meksit, nën drejtimin e kryeparlamentarit, Pjetër Arbnori.