Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Raffaella Carra, ikona e televizionit italian

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Raffaella Carra, ikona e televizionit italian

Prezantuesja italiane Raffaella Carrà

Këngëtarja, balerina, aktorja, prezantuesja, Raffaella Carrà, një nga ikonat e televizionit italian që solli revolucion në fushën e spektaklit në media, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeç. Lajmin për vdekjen e saj e dha partneri i saj Sergio Iapino.

"Raffaella na ka lënë. Ajo ka shkuar në një botë më të mirë, ku humanizimi i saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë," tha ai.

Ajo luajti në dhjetëra filma midis viteve 1960 dhe 1970, duke përfshirë 'Von Ryan Express' të 1965 me Frank Sinatra. Po atë vit Carrà interpretoi në komedinë muzikore 'Scaramouche'.

Në vitet 1960 ajo u angazhua në televizion, duke dalë në shfaqje si Tempo di Danza, Il Paroliere etj. Në 1971, ajo pati një sukses tjetër në shfaqjen TV Canzonissima, duke interpretuar këngën me titull "Chissà se Va".

Nga mesi i viteve 1970 e tutje Carrà ishte prezantuese e njohur televizive e shfaqjeve të ndryshme në Itali (Ma Che Sera, Fantastico 3, Pronto ... Raffaella?, Domenica In, Weekend con Raffaella Carrà) dhe në Spanjë (Hola Raffaella).

Raffaella Maria Roberta Pelloni, është emri i saj i vërtetë, lindi në Bolonjë më 18 qershor 1943 dhe u rrit në Romagna. Ndërsa ishte ende fëmijë, ajo u transferua në Romë për të studiuar në Akademinë Kombëtare të Vallëzimit dhe në Qendrën Eksperimentale për Kinematografinë. Vetëm në vitet 1960 ajo ndryshoi emrin duke përdorur pseudonimin e artit me të cilin e njohin të gjithë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane