Ka nisur me një lajm të hidhur kjo e shtunë për të gjithë sportdashësit, por jo vetëm. Legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi, i njohur si 'Muhamed Ali' shqiptar, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Gjergji Golemi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se boksieri i njohur mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.
"Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi", shkruan ai.
Golemi mbante titullin 'Mjeshtër i Madh', si një nga komentatorët më të mirë të boksit në vend. Ai lindi më 5 qershor të vitit 1936, në Tiranë, ku edhe jetoi, ndërsa ka qenë kampion i boksit shqiptar, shkrimtar, gazetar dhe komentator sportiv. Mban 9 tituj në karrierën e tij, pesë herë kampion i vendit dhe katër herë nënkampion.
Ai e nisi boksin te Shtëpia e Pionierit, ku trajneri Ali Kastrati i veshi për herë të parë dorezat e boksit. Në vitin 1951, në Elbasan Golemi u shpall kampion kombëtar për të rinjtë.
Më 7 maj të vitit 1979 Golemi u dënua me 5 vite heqje lirie për agjitacion e propagandë, pasi festoi fitoren e bokseriet të famshëm Muhamed Ali.
Në fillim të viteve ‘70, regjimi komunist ndaloi boksin dhe për pasojë edhe adhurimin për legjendën amerikane të boksit, Golemi u dënua me burg sepse bleu një tortë 250-lekëshe për të festuar këtë fitore.
Të hidhur dhe të rëndë e ka konsideruar Presidenti Ilir Met alajmin për ndarjen nga jeta të boksierit të njohur Ahmet Golemi mëngjesin e sotëm. Me një postim në Facebook, Meta e konsideron atë "Muhamed Ali" shqiptar, ndërsa thotë se Golemi do të mbetet një "universitet" për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë.
"I hidhur dhe i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të intelektualit të ringut, "Kasus Klejit shqiptar", Ahmet Golemi.
Pioner i boksit tonë profesionist, pesë herë kampion dhe katër herë nënkampion, ai sfidoi në "duel" edhe vetë regjimin në emër të mbrojtjes së pasionit të tij, për t'u ringritur sërish më i fortë si shkrimtar i talentuar, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm dhe shumë i dashur sportiv.
Mjeshtri i Madh Ahmet Golemi do të mbetet një "universitet" për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet.
Duke ndarë dhembjen e madhe dhe ngushëllimet më të ndjera me familjen e Tij, miqtë e kolegët, gjendem sot pranë tyre në këto momente të vështira.
Pusho në paqe Mjeshtër! Përherë i paharruar kujtimi yt", shkrua Meta.
Profesor jone i Boksit Ahmet Golemi,njeri i sakrificave te medha,Kampion i pamposhtur ne Sport dhe ne jete.I pa harruar qofte gjithmone!
PërgjigjuNgushellime familjes per kete humbje te madhe.... Gjithmon do te mbahet mend jo vetem si boksjer por dhe per zerin e tije te embel se i tille ishte..... Do te na mungoi i madhi Ahmet Golemi...
PërgjigjuI përjetshëm qoft kujtimi i tij. U prefsh në paqe o Ameht Golemi.
Përgjigju