Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Skënder Brahimaj, legjenda e futbollit vlonjat! Drejtoi Flamurtarin dhe zbuloi Foto Strakoshën

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Skënder Brahimaj, legjenda e futbollit vlonjat! Drejtoi Flamurtarin dhe zbuloi Foto Strakoshën

Skënder Brahimaj

VLORË - Këtë të diel u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare Skënder Brahimaj, një nga figurat më të dashura dhe legjendare të futbollit vlonjat. Skënder Brahimaj u lind në 19 shtator 1936 në Lepenicë të Vlorës. Në moshën 17-vjeçare nis karriera e tij futbollistike me ekipin e Flamurtarit.

Në vitin 1962 shpallet një nga 10 futbollistët më të mirë të Shqipërisë. Karriera e tij futbollistike zgjati plot 20 vite. Më pas ai shërbeu si trajner futbolli. Në mesin e viteve '80, Skënder Brahimaj emërohet trajner i ekipit të Tepelenës. Ishte pikërisht aty ku ai zbuloi, përgatiti dhe ndihmoi në karrierën e tij talentin Fotaq Strakosha, ish-portier i kombëtares shqiptare gjatë viteve  ‘90-2000.

Skënder Brahimaj ka marrë në dorë drejtimin e ekipit të Flamurtarit disa vite si trajner e më pas edhe si Shef i Klubit Flamurtari. Profesor Skënder Brahimaj ka edukuar e përgatitur shumë breza futbollistësh të mirënjohur, si Uran Xhafa, Gezim Troqe, Cane Ahmeti, Kreshnik Çipi e se fundmi Fotaq Strakosha.

Pasioni dhe përkushtimi për sportin e futbollit e ka kthyer Skënder Brahimaj në një nga  legjendat e këtij sporti në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm.

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?