Me anë të një statusi në rrjetet sociale, këngëtari i famshëm shqiptar i muzikës popullore, Gëzim Nika, ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së tij.
 
“Nëna ime e shtrenjtë, vdekja jote e parakohshme na lëndoi pa masë. Pushofsh në paqe o nëna më e mirë në botë, gjithmonë do të jesh në zemrat tona”, shkruan këngëtari në llogarinë e tij të Facebook-ut.
 
statusi g nika

Gëzim Nika, ka lindur në Tropojë dhe një pjesë të madhe të karrierës së tij artistike e ka kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdon të jetojë edhe sot.