Thomas Oppermann, nënkryetar i parlamentit gjerman dhe anëtar i SPD ka humbur jetën në moshën 66 vjeçare, ai ra pa ndjenja të dielën në mbrëmje ndërsa do të intervistohej nga ZDF. Oppermann u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte, megjithatë ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes. Vdekja e tij ka ngjallur reagime të shumta të bashkëpunëtorëve të tij, të cilët nuk kanë ngurruar të tregojnë shokun dhe hidhërimin e thellë për humbjen e tij. Kancelarja gjermane, me anë të një deklarate u shpreh tejet e hidhëruar për humbjen e tij dhe vlerësoi kontributin e tij të jashtëzakonshëm në vend.
Oppermann, Politikani kryesor Social Demokrat (SPD) dhe nënkryetari i Bundestagut, kishte njoftuar në fund të gushtit se nuk do të garonte për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pas 30 vitesh në krye të Social Demokratëve. Ai ka qenë kreu i grupit parlamentar nga 2013 në 2017. Para katër ditësh, Oppermann