Është ndarë nga jeta ditën e sotme, profesori Thoma Kristo, mjeku i njohur i fëmijëve dhe pedagog i shquar në Fakultetin e Mjekësisë. Prof.Thoma Kristo, ka qenë ndër të parët themelues të pediatrisë shqiptare dhe të fakultetit të Mjekësisë.
Prof. Thoma Kristo u diplomua ne Budapest, Hungary me medalje ari. Pas kthimit në Shqiperi filloi punën si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë dhe si shefi Pediatrisë deri në momentin e daljes në pension.
Profesori i ndjerë Thoma Kristo bënte pjesë në brezin e parë të pediatërve shqiptarë, të cilët themeluan dhe ngritën shërbimet universitare të specializuara në shërbimin spitalor kombëtar dhe në Fakultetin e Mjekësisë.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, të pervijuar nga shkenca dhe humanizmi, Profesori i nderuar ka mbajtur detyra te rëndësishme, si drejtues shërbimi dhe departamenti në strukturat shëndetësore universitare të sëmundjeve të fëmijëve dhe njihet si themelues i Shërbimit Universitar te Kardio-Pediatrisë.
Ai ishte autor i shumë monografive dhe teksteve mësimore për pediatrinë dhe shëndetin e femijëve dhe gjithashtu i dhjetra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit. Kontribut ky që ka vazhduar deri në fund të jetës së tij.
I PA haruar qofte kujtimi i por.kristo.ngushellimet me te perzemrat familjes
PërgjigjuSa keq, këta njerëz të lartë duhet të rrojnë shumë...shumë! Për të tillë Njerëz kemi nevojë se na ka myt e keqja në t kater anët!
Përgjigju