Ndahet nga jeta poeti korçar, Skënder Rusi

Ndahet nga jeta poeti korçar, Skënder Rusi

Skënder Rusi

Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare. Homazhet për poetin bëhen nesër (1 qershor) tek teatri Andon Zako Cajupi ora 12.00 dhe përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00.

Skënder Rusi i takon një kategorie të rrallë e të rëndësishme të jetës kulturore dhe shpirtërore të vendit tonë. Ai ishte një qenie poetike, që jeton për poezinë dhe me poezinë e tij.

I lindur në Devoll, në vitin 1952, ky poet me një karrierë mbi 50 vjeçare në fushën e letrave, ka qene autori i 25 vëllimeve me poezi që kanë tërhequr lexues të shumtë brenda dhe jashtë vendit, duke dhënë një kontribut të qenësishëm për promovimin e vlerave të kulturës dhe letërsisë shqipe bashkëkohore.

Për artin letrar të tij, poeti Skender Rusi ka marrë vlerësime të shumta, ku më i fundit është vlerësimi me titullin "Qytetar Nderi i Korçës", në vitin 2021.

Jeta shpirtërore dhe krijuese e poetit Skënder Rusi është e lidhur me qytetin e Korçës, qytet të cilit si rrallëkush më parë, i ka kushtuar një libër me 100 poezi të gjitha si dedikim ndaj tij, përfshirë edhe një poezi – himn ndaj qytetit: “Korçës një fjalë dashurie”.

Aktiviteti i tij në fushën e kulturës dhe librit në rajonin e Korçës ka një shtrirje profesionale 27 vjeçare, duke nisur si drejtor i Pallatit të Kulturës së qytetit të Korçës 1991-1996 dhe drejtor i Bibliotekës së qytetit nga 1997-2017.

Ky poet ka ideuar aktivitetin më të rëndësishëm poetik, për ngritjen dhe promovimin e vlerave të poezisë shqipe brenda dhe jashtë vendit “Netët Korçare të Poezisë”, i cili për 25 vjet e në vijim është shndërruar në traditën që e identifikon Korçën poetike në sytë e shijuesit të poezisë brenda dhe jashtë vendit, me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.

Krijimet poetike të poetit Skënder Rusi janë botuar dhe përfshirë nëpër antologjitë e disa vendeve të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.

Skënder Rusi i ka kënduar në mënyrën më të bukur dashurisë dhe qytetit të Korçës. Ne të gjithë i jemi mirënjohës për shpirtin që i ka dhënë poezisë dhe për piedestalin e vargjeve, në të cilin e ka ngritur qytetin tonë të bukur.

Vëmendja ndaj poetit, është kujdes dhe vlerësim ndaj shpirtit të së bukurës, që ushqen kujtesën e një vendi dhe frymëzon të ardhmen e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:56
Ndarja nga jeta e poetit Skënder Rusi/ Mesazhi i të birit: Tim Eti, dy fjalë

Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njohur korçar, Skënder Rusi. Pas humbjes së të atit, i biri, Eris Rusi, ka shkruar disa vargje prekëse për të atin.

'Sot ne mengjes mora pak kohe te takoja babain tim, poetin Skender Rusi. Qeshem pak bashke, e pastaj ika me nxitim, sic eshte jeta, iluzioni jone. Nuk e perqafova, do kthehesha ne dreke perseri.
Tani babai im ka mbyllur syte, e puth e ia ledhatoj floket, aq i qete e mire duket. Por ne mendje, me fshikullojne vargjet e tij, qe i kishte per vete, i kishte per mua, i kishte per cdo lexues
TIM ETI, DY FJALË

Ku do të shkosh kështu,
me këtë kostum të ri?! 
Me këto këpucë të reja
ku do të ecësh!? 
Atje lart në qiell,
me kë ke lënë takim, 
Dhe ne s'na ke thënë
e vazhdon të heshtësh!

Çdonjërin nga ne qielli lart e pret, 
Këtë e kemi ditur që në lindje! 
Ato këpucë veç një herë vishen, 
Veç këtë çast kur je nisur për ikje!
Te dua bab'! 

Per te gjithe ju familjare dhe miq qe doni te respektoni emrin e poetit Skender Rusi , pritja behet prane Shtepise Funerale Dea 2002 prane varrezave te qytetit qe sot nga ora 18.00. Homazhet per poetin behen neser tek teatri Andon Zako Cajupi ora 12.00. 
Percjellja per ne banesen e fundit, behet neser dt.1 qershor ora 14.00.'- shkruan Eris Rusi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 01/06/2024 14:19

    I përjetshëm qoft kujtimi njeri me kultur e njeri me edukat. Respekt.

    Përgjigju
  • Maksim Shabanaj: 31/05/2024 18:31

    Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Poeti: 31/05/2024 17:25

    I paharruar ne poezit e tij.Ngushellime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja