Ndahet nga jeta Prof. Dr. Artan Tashko, personaliteti i shkencave gjeologjike  

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Artan Tashko, personaliteti i shkencave gjeologjike  

Artan Tashko

Profesori i njohur i shkencave gjeologjike Prof. Dr. Artan Tashko është ndarë sot nga jeta. Pasardhës i familjes së shquar të Athanas Tashkos, Profesor Artan Tashko ishte një pasardhës i denjë i tyre dhe i dha familjes së tij dhe shoqërisë shqiptare një emër të madh në shkencën gjeologjike.

Ai u shkollua në Rusi, (Bashkimin Sovjetik) në fund të viteve 50 dhe pastaj shërbeu pjesën më të madhe të jetës si pedagog në Fakultetin e Gjeologji Minierave duke dhënë kontributin e tij në shkencën e gjeokimisë.

Profesor Artan Tashko i përket brezit të shquar të shkencëtarëve shqiptarë që kanë një kontribut të madh në kërkimet shkencore në fushën e gjeologjisë dhe në ndërtimin e institucioneve shkencore në vend në këtë fushë. Lajmin e kanë bërë me dije familjarë të tij, të cilët njoftojnë se varrimi do të bëhet në orën 13 30 në varrezat e Sharrës.

‘Flonia, Olta dhe gjithë familja Tashko, njofton me dhimbje e trishtim të thellë, ndarjen nga jeta, më 5 Janar 2022, të babait dhe të dashurit të tyre Artan Athanas Tashko. Nisja për në Varrezat e Sharrës do të bëhet nga shtëpia e familjes Tashko, Rruga Budi Nr 53, ditën e enjte më 6 Janar, ora 13:00. Ju falenderojmë.’- shkruan vajza e tij Flonia Tashko.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni