TIRANE-Ndahet nga jeta prokurori i krimeve të rënda, Xhevat Hana. Hana u shua dje, në moshën 58 vjecare në një spital në Itali, ku po kurohej për një sëmundje të rëndë.

Lajmi i vdekjes së Hanës erdhi nga Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë, të cilët i dërguan ngushëllimet më të ndjera familjes së prokurorit.

Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltarë i presidentit Alfred Moisiu. Ai ishte prokuror i çështjes së zhdukjes së biznesmenit kosovar Remzi Hoxha në vjeshtën e vitit 1995 nga shërbimi sekret shqiptar, ishte pikërishtë Hana që kërkoi ekstradimin e Kumbaros. Hana ka shërbyer edhe në zyrën e Avokatit të Polullit.

Ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
KARRIERA E HANES
I lindur në Librazhd më 28.03.1953, e nisi karrierën e tij në organet e hetimit në Mat, në Sarandë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, e më pas në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa vitet e fundit si prokuror pranë Prokurorisë Për Krimet e Rënda Tiranë.Gjithshtu Z. Xhevat Hana në periudhën 2003–2005 ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, si dhe Ndihmes/komisioner ne Institucionin e Avokatit te Popullit.