Ndahet nga jeta regjisori rus i filmit ‘Gjirokastra’, Juri Arabov

Ndahet nga jeta regjisori rus i filmit ‘Gjirokastra’, Juri Arabov

Juri Arabov

Është ndarë nga jetë regjisori i filmit “Gjirokastra”, Juri Arabov. Mësohet se kineasti i famshëm rus është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare.

Arabov ishte një personalitet botëror në fushën e kinematografisë, i nderuar me çmime ndërkombëtare si skenarist dhe ushtronte detyrën e shefit të katedrës së skenarit në Akademinë e Arteve të Moskës.

Ngjarjet e filmit artistik shqiptaro-rus, xhiruar në Gjirokastër në dhjetor 2019, mbështetur mbi motivet e veprës së Kadaresë, lidhen me fatin e trishtë dhe kalvarin dramatik që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.

Ai është nderuar nga Bashkia e Gjirokastrës me çelësin e qytetit në një ceremoni të veçantë që u mbajt në shtëpinë Kadare.

Filmi i parë i xhiruar në Gjirokastër është filmi “Skënderbeu”, bashkëprodhim ruso-shqiptar në muajin mars të vitit 1953 kur aktorët rusë me në krye aktorin e njohur Akaki Horava u pritën dhe u përshëndetën nga banorët e qytetit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë