Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë vizitës së tij 2 ditore në Kosovë zhvilloi takime me Kryetarët e partive parlamentare të AAK-së, Ramush Haradinaj, kreun Nisma-s, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Kreu i shtetit vlerësoi kontributin dhe angazhimin e të drejtuesve politikë, ndër vite, për zhvillimin e Kosovës. Nishani çmoi në mënyrë të veçantë tejkalimin me shumë dinjitet të sfidës me të cilën u përball Haradinaj gjatë arrestimit në Colmar të Francës.
Ai u ndal edhe në domosdoshmërinë e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë dhe efikas të institucionalizuar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke hartuar një platformë konkrete dhe të matshme pune në dobi të qytetarëve dhe të çështjes sonë kombëtare.
Presidenti Nishani zhvilloi një takim edhe në Komunën e Prishtinës, ku u takua me Kryetarin Shpend Ahmeti. Ndërsa në Gjilan kreu shtetit u shpall nga kryetari i kësaj komune qytetar nderi. Në fjalën e tij, Nishani e konsideroi një çast të paharrueshëm marrjen e këtij titulli
Kreu i shtetit u shpreh se do të dëshironte që edhe në Shqipëri të mësonin dhe të nxisin eksperienca pozitive nga këto modele të përparimit, civilizimit dhe përgjegjësive, pa dyshim të ruajtjes së identitet politik të gjithsecilit, por mbi të gjitha vendosjen në themel e orientim të interesave të qytetarëve.
“Është koha më shumë se kurrë që me dije, me mençuri me kulturë me emancipim dhe civilizim pro mbi të gjitha me dinjitet dhe integritet ti tregojmë gjithkujt atyre që na duan dhe që nuk na duan, atyre që na mbështesin dhe që tentojnë të na pengojnë se ne jemi një popull i qytetëruar”, tha Nishani.
Një ditë më parë Nishani u takua me presidentin Thaci dhe për të dy homologët, e ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës ka një rrugë të përbashkët, integrimi europian të cilën nuk mund ta ndalë askush. Ndalesa e Nishani në Kosovë vjen pikërisht vetëm pak kohë pas ii rrëzua qeveria dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme në 11 qershor.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 3028
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52