Ndalet zemra e Nina Mulës
në nëntor festoi 80 vjetorinFOTO- Jeta ne celuloid

Ndalet zemra e Nina Mulës <br />në nëntor festoi 80 vjetorinFOTO- Jeta ne celuloid
TIRANE- Shuhet sopranoja ruse e dhjetra roleve në operën shqiptare, Nina Mula. Zemra, e bashkëshortes së tenorit të mirënjohur Avni Mula dhe mamaja e sopranos me famë në botë, Inva Mula, ndali mëngjesin e sotëm.

Vetëm një muaj më parë, 23 nëntor, Nina Mula festoi 80 vjetorin e ditëlinjdes së saj, në Tiranë.

Nina Mula lindi më 23 nëntor të vitit 1931, në Izhevski të Rusisë. Studioi në Konservatorin e Moskës ku u njoh me tenorin shqiptar më vonë bashkëshorti i saj, Avni Mula. Në 1957, vjen në Shqipëri në ndjekje të dashurisë së saj, dhe emërohet soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku punoi deri në daljen e saj në pension në vitin 1976.

Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, si Urdhrin “Naim Frashëri të klasit të II”, titullin “Artiste e Merituar”, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

PRESIDENTI TOPI: GRUA FISNIKE ME KONTRIBUT TE JASHTEZAKONSHEM

“Të dashur familjarë të së ndjerës Nina Mula,

Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të njeriut tuaj të dashur dhe në këto momente të vështira dhimbjeje, ju lutem të pranoni ngushëllimet e mia të thella dhe shprehjen më të sinqertë e të ndjerë të mbështetjes dhe mirëkuptimit njerëzor!

Bashkë me humbjen tuaj shpirtërore, skena shqiptare dhe arti operistik shqiptar humbën sopranon e talentuar dhe të shquar ndër vite për origjinalitetin dhe temperamentin artistik, por edhe një njeri tepër të dashur, të drejtpërdrejtë e të sinqertë. Në panteonin e personaliteteve me një kontribut të jashtëzakonshëm për artin shqiptar, Nina Mula do të mbetet e skalitur si një grua fisnike, e cila me veçoritë e jashtëzakonshme vokale, me sharmin dhe individualitetin artistik dhe me përkushtimin ndaj profesionit, bëri për vete zemrat e publikut shqiptar, si soliste e Teatrit të Operës dhe Baletit, por dhe si një pedagoge e shumë brezave artistësh të skenës operistike. Kujtimi i ndritur i Nina Mulës do të ruhet i tillë përgjithnjë në zemrat e të afërmve, të miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve, si dhe të mbarë publikut artdashës, të cilit ajo, gjatë gjithë jetës së saj, i dhuroi shpirtin”, - shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi

EDI RAMA NE TWITTER: GRUA E PEDAGOGE E ADMIRUESHME

Pa Nina Mulen s'do kishim Inva Mulen dhe te tjera yje te vokalit operistik shqiptar. Nje grua e pedagoge e admirueshme. U prehte ne paqe.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?