Ndalimi i emigrantëve,Trump kërkon
që të aprovohet urdhëri i tij

Trump nuk i ndahet vendimeve  të tij e sidomos sa i përket emigrantëve.

Së fundmi administrata Trump i kërkoi Gjykatës Supreme që të lejojë që të hyjë në fuqi ndalimi i udhëtimit drejt SHBA  të personave që vijnë nga 6 vende me shumicë muslimane.

Deri më tani ky vendim i manjatit ishte bllokuar nga gjykata. Madje gjykatat e shkallëve më të ulta e konsideruan vendimin diskriminim.

Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Drejtësisë.

Deri më tani manjati ka dhënë dy herë urdhra për të bllokuar hyrjen në vend të njerëzve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni për 90 ditë.

Por vendimet e tij janë hedhur poshtë.

Administrata:Kontrolle të rrepta për dhënien e vizave

Nga ana tjetër administrata Trump ka kërkuar kontrolle më të rrepta sa i përket dhënies së vizave duke kërkuar informacione edhe sa i përket drejtimit të rrjeteve sociale në 5 vitet e fundit, madje dhe informacione biografike të 15 viteve të fundit.

Nën kontroll e vëzhgim do të jenë numrat e telefonit,adresat, vendet e punës si dhe të dhënat rreth udhëtimeve të personave që duan viza.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu