Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Veliaj: Vendimi më i mirë për mushkëritë e fëmijëve

Një lajm të mirë për qytetarët dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit e konsideroi Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vendimin e qeverisë Rama për të ndaluar importin e automjeteve më të vjetra sesa 10 vite.

Nga Njësia nr. 7, ku pati një takim me banorët e zonës dhe prezantoi Buxhetin 2019-ës kryebashkiaku Veliaj  ndërsa bëri një bilanc e këtyre tre viteve punë, tha se po shihet mundësia që dogana për mjetet elektrike të bëhet zero. Gjithashtu, Veliaj prozoi  një zgjidhje për të shtuar makinat që nuk ndosin mjedisin.

“Vendimi që mori Parlamenti për të ndaluar importin e makinave më të vjetra se 10 vjet është ndoshta vendimi më i mirë që është marrë për mushkëritë e çdo fëmije në vend. Faktori i vetëm i ndotjes në Shqipëri janë makinat, kryesisht makinat rraqe që vijnë nga bota, të cilat i përdorim për të shkuar nga kafja në kafe. I jam sot shumë mirënjohës Edi Ramës, qeverisë dhe 74 votave tona në Parlament, që mundësuan këtë vendim. Tirana, si përfituesja më e madhe me 1 milionë banorë dhe 200 mijë makina, i jep fund importit të rraqeve të botës.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Lajm i mirë për kryeqytetin është edhe prioriteti i qeverisë për t’i dhënë më shumë fuqi transportit alternativ, kryesisht autobusëve dhe makinave elektrike. Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës është shumë pranë realizimit të këtij projekti, për të nisur puna me autobusët.

Një lajm tjetër i mirë që na erdhi nga qeveria e Edi Ramës dhe shumica e PS në Parlament është se Komisioni i Ekonomisë dhe Financave po konsideron t’i japë më shumë fuqi transportit alternativ, duke e bërë doganën e TVSH-në zero për autobusët elektrikë, që ndosin po aq sa një celular. Kështu, hyjmë realisht në një epokë të re. Nuk ka nevojë të jemi të fundit, por ashtu si me fushatën e pemëve dhe nismën për më shumë korsi biçikletash po dalim të parët në rajon, ashtu edhe me autobusët elektrikë kemi një shans fantastik të shkëlqejmë si një vend e qytet modern”, tha më tej Veliaj.

Veliaj shtoi gjithashtu se Bashkia e Tiranës do të nisë pilotimin e një segmenti të “Unazës së katërt”, kushtuar transportit publik dhe biçikletave, për t’i dhënë qytetit një brez të gjelbër, që do të lehtësojë edhe transportin. Ky segment do të lidhë fillimisht rrugën “Ndre Mjeda” me rrugën “Dritan Hoxha”

 Ne fund Veliaj, ftoi qytetarët ta mbështesin në zgjedhjet e ardhshme lokale duke thënë se ashtu  i qeveria kur ka një shumicë të fortë në Parlament ecën më shpejt, edhe Tirana mund të ecë më shpejt me një shumicë të PS.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë