Ndalimi i lëndëve piroteknike dhe kapsollave, vijon aksioni i kontrolleve në dyqane dhe pika shumicash (VIDEO)

Në kuadër të kontrollit për parandalimin dhe sekuestrimin e lëndëve piroteknike dhe sekuestrimin e kapsolleve me rrezikshmëri për jetën, policia e shtetit njofton se po vijon aksioni i kontrolleve ne dyqane dhe pika shumicash.

Gjithashtu, bëhet e ditur që prej fillimit të planit të masave të marra, nga kontrollet e deritanishme nuk janë konstatuar deri më tani kapsolle, apo produkte të tjera piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje të tyre lëndë plasëse.

Ndalimi i kapsollave dhe lëndëve të ndryshme plasëse bëhet pas urdhërit të vendosur nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave ku ndalohet importi dhe tregtimi i lëndëve piroteknike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla, apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të këtyre lëndëve në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta