Ndalimi i naftës ruse nga vendet e BE-së, pavarësisht pritshmërive, çmimi i karburanteve shënon rënie

Ndalimi i naftës ruse nga vendet e BE-së, pavarësisht pritshmërive, çmimi i karburanteve shënon rënie

Foto ilustruese

Ndalimi i Bashkimit Europian për naftën ruse duket se nuk do të sjellë vështirësi të mëdha për t’u përballuar. Megjithëse BE ndërpreu furnizuesin e saj më të madh, çmimet e naftës ranë me 1.6% të hënën, duke arritur në rënie prej 20% gjatë dy javëve të fundit pasi kërkesa në rajon është zbehur.

Rënia e çmimit do të përballet me lehtësim nga miliona kamionistë, shoferë dhe biznese të kontinentit që mbështeten në naftë. Rreth 96% e kamionëve, 91% e furgonëve dhe 42% e makinave të pasagjerëve në Bashkimin Evropian punojnë me karburant, sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve.

“Pritshmëritë ishin që, kur të vinte ndalimi, furnizimi me naftë në Evropë, gjendja do të vështirësohej, por në fakt, aktualisht kjo nuk ka ndodhur”, tha për CNN Mark Ëilliams, drejtor kërkimi në konsulencën Ëood Mackenzie.

Ndalimi i naftës vjen dy muaj pasi blloku vendosi një embargo ndaj importeve të naftës së papërpunuar nga Rusia, si pjesë e një pakete sanksionesh kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë. Rusia përbënte 29% të importeve totale të naftës në rajon vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Rstad Energy.

Vendet janë përgatitur për ndalimin e fundit duke rritur importet e naftës së Moskës në muajt e fundit. Importet e Evropës u rritën gati 19% në tremujorin e katërt të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 06/02/2023 20:19

    Prit te shikojme ditet ne vijim se keshtu flitet gjithmone pastaj papritur i shikon cmimet ne stratosfer do zoti te jete e vertete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin