Ndalimi i protestuesve, Basha:
Rama frikë nga tubimi i radhës

Ndalimi i protestuesve, Basha:<br />Rama frikë nga tubimi i radhës<br>
Në reagimin e parë për vitin 2018, Lulzim Basha ka dënuar ndalimin e qytetarëve që morën pjesë në protestën e 18 dhjetorit para parlamentit. Basha e cilëson kryeministrin frikacak, ndërsa shton se veprimi është shenjë e tmerrit nga protesta e radhës. “Me akte të tilla Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtësi fundin e tij politik. Shqiptarët e vranë friken 28 vite më parë. Kushdo që përpiqet të riktheje sundimin përmes frikës, do të ketë të njëjtin fund” shprehet ai.

Më shumë se 15  persona protestuan para parlamentit ditën e zgjedhjes së Kryeprokurores së re janë ndaluar në pikat e kalimit kufitar ditët e fundit të vitit. Bëhet fjalë për protestuesit të cilët çanë kordonin e policisë. Mes të ndaluarve është edhe ish-shefi i FNSH Osman Levanaku. Të gjithë të ndaluarit kanë qenë në kërkim policor dhe një pjesë e tyre janë liruar pasi janë marrë në pyetje.

Statusi i Bashës
Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve, qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin, jane sot me te varfrit ne Europe.

Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise, policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes, kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes.

Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot. Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet, per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur, jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre, ngrohjen ne kete dimer te acarte, nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit.

Me akte te tilla Edi Rama nuk ben gje tjeter veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund!

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin